• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Policia nuk gjen armë, por gjykata e lë në burg Orest Malushin e akuzuar për kanosje

by Java News
04/03/2016 17:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Korçës ka lënë në burg drejtorin e Ujësjellësit të Ersekës, Orest Malushi, i cili akuzohet se kërcënoi me armë një biznesmen, në një prej lokaleve të Ersekës.

Drejtori i Ujësjellësit të Ersekës, njëherësh kreu i PS­-së në këtë qytet, u ndalua tre ditë më parë nga policia me urdhër të Prokurorisë, pasi akuzohet për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

38-vjeçari Malushi dhe biznesmeni Zylyftar Byreku kanë qenë duke darkuar secili me shoqërinë e tij në një lokal që ndodhet në aksin Ersekë-Leskovik. Sipas dëshmitarëve, kreu i Ujësjellësit, përfaqësues i PS-së, dhe biznesmeni Byreku, militant i PD-së, kanë debatuar për partitë. Sherri mes tyre ka vijuar edhe në ambientet e jashtme të lokalit.

Më pas, biznesmeni ka bërë denoncim në polici. Ai ka deklaruar para bluve se Orest Malushi, nën efektin e pijeve alkoolike e ka kërcënuar atë me armë zjarri jashtë ambienteve të lokalit. Menjëherë pas denoncimit, policia ka shoqëruar 38-vjeçarin Malushi dhe ka ushtruar kontroll në banesën e tij, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Dy vjet më parë, makinës së Orest Malushit iu vendos një sasi tritoli, por pati vetëm dëme materiale. Ngjarja ndodhi teksa ai ishte duke qëndruar në një lokal, ndërsa mjeti ishte i parkuar, por rasti nuk u zbardh.

Next Post

Ardit Gjebrea flet për herë të parë për intervistën me Marjan Rrokun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In