• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Policia nuk e mori seriozisht Besarin…” Vrasja e boksierit në Gjermani, familja e qartë për motivin

by A R
17/03/2024 09:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vrasja e ish-boksierit Besar Nimani të shtunën e shkuar në Gjermani, vijon të ngrejë shumë pikëpyetje. Në një kohë kur hetuesit nuk kanë dhënë asnjë detaj, motivi për vëllain e tij është i qartë: hakmarrje.

Siç pohon për Westfalen-Blatt, 38-vjeçari kishte pasur një konflikt me autorët e dyshuar të ngjarjes, sepse nuk kishte pranuar të hapte kioskën e tij për shpërndarësit e drogës. Sipas vëllait të viktimës, ish-boksieri i kishte rrahur kurdët dhe këta të fundit u hakmorën ndaj tij një javë më parë për të ruajtur reputacionin e tyre. Familja e 38-vjeçarit po ashtu akuzon policinë se nuk e mori seriozisht frikën e Nimanit kur zbuloi se i kishin vendosur një gjurmues GPS.

Besar Nimani u qëllua për vdekje mbrëmjen e 9 Marsit në Bielefeld nga dy persona të cilët janë identifikuar e shpallur në kërkim nga policia. Ata janë Ayman Dawoud Kirit dhe Hüseyin Akkurt, të dy 33 vjeç. Autorët konsiderohen nga policia gjermane të rrezikshëm dhe besohet se ata kanë mundur të arratisen nga ky vend.

Nimani po shkonte drejt makinës së tij që e kishte parkuar në afërsi të një restoranti kur autorët iu afruan dhe qëlluan disa herë në drejtim të tij. Autopsia doli në konkluzionin se ai kishte vdekur si pasojë e plagëve të shumta me armë, por mbi të gjitha prej atyre që kishte marrë në kraharor.

Ish-boksieri nga Kosova ishte baba i 3 fëmijëve. Një natë përpara krimit, ai kishte qenë duke kërcyer me miqtë e tij, siç shihet edhe në këtë foto që përcjellin mediat gjermane.

Besar Nimani jetonte në Gjermani që prej vitit 1997. Të enjten mbi 1 mijë persona i dhanë lamtumirën e fundit 38-vjeçarit.

/a.r

Next Post
Udhëzimi për zgjedhjet në parti, mblidhet sot Asambleja e PS

Udhëzimi për zgjedhjet në parti, mblidhet sot Asambleja e PS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

November 2, 2026
Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

November 2, 2026
Pensionistët marrin bonus, të moshuarit që jetojnë jashtë vendit mund ta tërheqin deri pas 36 muajsh

Pensionet private dhe pagat informale, eksperti shpjegon çfarë i pret pensionistët dhe si mund të sigurohet e ardhmja financiare

November 2, 2026
Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

November 2, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

November 2, 2026
Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

November 2, 2026
Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

November 2, 2026
Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

November 2, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

Projekti në Sazan, Rama: S’ka marrëveshje me investitorët, flamingot nuk do të përfundojnë në mëngjesin e Trump!

November 2, 2026
Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In