• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Policia në kërkim të 3 personave të përfshirë në grabitjet e Rinasit (dhe ngjashmëritë me vjedhjen e bankës në Larisa)

by Java News
27/02/2017 09:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre persona, ish-të dënuar në Greqi, miq të Admir Muratajt e Klement Çalës, janë shpallur në kërkim policor si të dyshuar për grabitjet e ndodhura më 3 dhjetor 2015 dhe 9 shkurt 2017.

Emrat e tyre nuk bëhen të ditur, për shkak se janë ende në proces verifikimi dhe po kërkohen prova konkrete për përfshirjen e tyre në ngjarjet e ndodhura në rrugën Tiranë- Rinas, raporton “Panorama”.

Për Policinë e Tiranës nuk ishte rastësi përfshirja e disa ish-të dënuarve në Greqi, në dy grabitjet e ndodhura në rrugën e Rinasit. Madje duket se gjithçka ishte planifikuar nga ata, të cilët përfshinë edhe persona të tjerë në grup për realizimin e vjedhjes së miliona eurove.

Një analizë e imtësishme është bërë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku duket se janë gjetur elemente shumë të ngjashme të grabitjes së 1 milion eurove në bankën e Larisas, në Greqi, me grabitjen e rreth 7 milionë eurove në dy bankat në Tiranë.

Pasi u analizuan të gjitha elementet e ngjarjeve në Greqi e në Shqipëri, rezultuan thuajse identike sa i përket organizimit, mënyrës për të kryer goditjen, por edhe faktit se “aksioni” i grupit synonte vlera të mëdha monetare, nga 1 milion euro e lart.

Pasi ky grup u largua nga Greqia, atje nuk ndodhi më ndonjë grabitje e përmasave të tilla. Nga ana tjetër, edhe materialet e mbërritura nga autoritetet greke ndihmuan shumë, jo vetëm në zbulimin e grupit, por edhe hetimin e ngjarjeve.

PROVAT

Burime nga grupi hetimor thanë dje se, përveç Admir Muratajt (Nikajt), që dyshohet të jetë organizatori kryesor i grabitjeve, emri i të cilit doli që ditën e parë të operacionit “Patriot”, si person i kërkuar, tashmë janë siguruar prova edhe për shokun e tij. Klement Çala, 28 vjeç, nga Elbasani, sipas burimeve është po ashtu organizator i grabitjeve.

Emri i tij figuron në kërkim ndërkombëtar në listën e Interpolit, por për akuza të ngritura nga autoritetet greke. Ndërsa në lidhje me 3 personat e tjerë të shpallur në kërkim policor, nuk ka ende ndonjë provë konkrete për përfshirjen e tyre, por dyshime që sipas Policisë janë ngritur për shkak të miqësisë dhe bashkëpunimit të mëparshëm në krime që ata kanë pasur me Admir Muratajn e Klement Çalën.

Nga ana tjetër, Policia është në kërkim të provave shkencore për grabitjen e tretë që grupi i të arrestuarve e kërkuarve dyshohet të kenë kryer në Tiranë. Grabitjen e bankës së nivelit të dytë, tek ish-Stacioni i Trenit, më 13 shkurt të vitit 2015. Burimet thanë se deri tani ka vetëm prova dytësore që nuk mund të faktojnë përfshirjen e tyre.

Next Post
Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton sot për Kosovën

Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton sot për Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa para për rrugët 2027?

November 14, 2026
Toksikologia ngre alarmin: Kam raste kur fëmijët nisin të provojnë drogën që në moshën 9-vjeçare!

Toksikologia ngre alarmin: Kam raste kur fëmijët nisin të provojnë drogën që në moshën 9-vjeçare!

November 14, 2026
Skandalet e fundit në Hungari, kryeministri polak Tusk ‘thumbon’ ish-homologun Victor Orban!

Skandalet e fundit në Hungari, kryeministri polak Tusk ‘thumbon’ ish-homologun Victor Orban!

November 14, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pse emocioni e mbyt logjikën?!

November 14, 2026
Brazilin e ‘lënë nervat’, humbet miqësoren me Japoninë! Ancelotti e Raphinha ndëshkohen me karton të kuq

Brazilin e ‘lënë nervat’, humbet miqësoren me Japoninë! Ancelotti e Raphinha ndëshkohen me karton të kuq

November 14, 2026
Demi Moore nuk njeh plakje, feston 64-vjetorin mes tri vajzave dhe mbesës! Dedikimi emocionues për aktoren

Demi Moore nuk njeh plakje, feston 64-vjetorin mes tri vajzave dhe mbesës! Dedikimi emocionues për aktoren

November 14, 2026
BERZH: Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë nga emigracioni, do ulë ekonominë me 0.4 pikë % në vit

Vetëm 1 në 3 emigrantë të rikthyer arrijnë që të punësohen, flasin ekspertët!

November 14, 2026
Protestuesit e dhunshëm sulmojnë dyert e Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese, Policia reagon dhe rrethon godinën!

Protestuesit e dhunshëm sulmojnë dyert e Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese, Policia reagon dhe rrethon godinën!

November 14, 2026
Shoqata e Pacientëve me Diabet: Pas fëmijëve, sensorët të rimbursohen edhe për gratë shtatzëna!

Shoqata e Pacientëve me Diabet: Pas fëmijëve, sensorët të rimbursohen edhe për gratë shtatzëna!

November 14, 2026
Mjaft është mjaft!

Mjaft është mjaft!

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In