• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Policia ‘në këmbë’, shoqërohen 22 persona me precedentë, sekuestrohen armë e drogë

by A R
22/03/2018 12:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Policia ka vënë në zbatim një plan masash për rritjen e parametrave të sigurisë.
Janë ushtruar kontrolle për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.
Kontrollet nga “Shqiponjat”, Forcat e Operacioneve Speciale në D.V.P Tiranë, Patrullat e Përgjithshme si dhe nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.
Gjatë kontrolleve kapen dhe arrestohen në flagrancë dy shtetas të cilët qarkullonin me armë zjarri. Sekuestrohen dy armë zjarri, fishekë dhe doza me lëndë narkotike.
Shoqërohen për verifikim në Komisariatet e Policisë Tiranë, 22 shtetas, me preçedentë penalë të mëparshëm.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në zbatim të Planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë,  për parandalimin e ngjarjeve kriminale si dhe për evidentimin dhe goditjen e personave që  qarkullojnë me armë zjarri apo tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike, gjatë mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, kanë ushtruar kontrolle me pika të lëvizshme, në të gjitha rrugët e Tiranës.
Si rezultat i kontrolleve, në territorin që mbulon Komisariati i Policisë nr. 1, rreth orës 22:30, në rrugën “Petro Nini Luarasi”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga  Policia shtetasit Dritan Aga, 37 vjeç, banues në Tiranë, iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materaile, një armë zjarri pistoletë, një krehër me 10 fishekë, 4 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sativa”.
Shtetasi Dritan Aga u arrestua në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, si dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 278 dhe 283 i Kodit Penal.
Gjithashtu  në rrugën “Dritan Hoxha”, tek sheshi “Karl Topia”,  në terriotrin që mbulon Komisariati nr. 2,  gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Seat”, që drejtohej nga shtetasi Enver Sylaj, 27 vjeç, banues në Tropojë, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me  dy krehëra me 14  fishekë.
Shtetasi Enver Sylaj u arrestua në flagrancë për  veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.
Kontrollet do vijojnë në kohë dhe orare të ndryshme në të gjithë territorin e qarkut Tiranë, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë./a.m.

Next Post
Reali jep Lucas Vaskez + 150 milionë euro për Salahun

Reali jep Lucas Vaskez + 150 milionë euro për Salahun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

September 26, 2026
“Dua Serbinë në grup”/ Duka shpreh dëshirat, sfidon edhe Presidentin e UEFA: Ja pse nuk dua Italinë

Duka kërkon mbështetje për Kombëtaren: Pasaportat e futbollistëve, një tragjedi më vete

September 26, 2026
“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

September 26, 2026
Trump para “vendimit të madh” për Iranin: Marrëveshje apo “asgjësim"? -

Ndryshim kursi në Uashington: Trump parashikon marrëveshje me Kubën dhe përjashton ndërhyrjen ushtarake

September 26, 2026
“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

September 26, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Shtriga Belinda”, Albatros Rexhaj befason me deklaratën: Qenka takuar Balluku me Dumanin? O Zot…

September 26, 2026
Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

September 26, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

September 26, 2026
I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

September 26, 2026
Republika popullore e protestës

“Humori, Parlamenti apo qeveria: Kush të bën të qeshësh më shumë?”

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com