• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Policia në gatishmëri për fundvit/ Lleshaj: Nuk ka festë, por shërbim. Siguria publike në 2019-ën në nivelet më të mira

by Java News
26/12/2019 13:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në ditët e para të janarit ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj do të ketë në duar për ta bërë publik bilancin e policisë së Shtetit në vitin 2019, e megjithatë, nga treguesit e deritanishëm, ai tha se siguria publike ka qenë në nivelet më të mira historike.

“2019-a ka qenë vit i ngarkuar, po i afrohemi mbylljes së vitit me tregues optimistë sa i takon progresit të bërë. Treguesit e sigurisë publike janë në nivelet më të mira historike”, tha Lleshaj.

Synimi i tanishëm i policisë – tha Lleshaj – është t’i garantojnë shqiptarëve të kalojnë festa të qeta të fundvitit, e veçanërisht ditën e ndërrimit të vitit ku ka edhe më shumë lëvizje. Ministri i Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj pas një takimi që pati në drejtorinë e Policisë së Tiranës me drejtuesin Rebani Jaupi dhe kryepolicin Ardi Veliu, tha se për efektivët e policisë nuk do të ketë festë, por shërbim.

“Policia është angazhuar me prani të shtuar në territor. Fokusi është kufiri, rendi publik, elementët me precedentë penalë, dhe përpjekja për të siguruar qetësinë e festës. I bëj thirrje qytetarë të intensifikojnë bashkëpunimin me policinë duke informuar për shqetësimet e tyre. Duhet informuar përmes gjithë kanaleve, përmes 112, komisariatit dixhital, për të garantuar që festat do të zhvillohen në qetësi të plotë. Bashkëpunim, telefonata me policinë e shtetit, dhe të jeni të bindur që policia do të jetë aty ku është e nevojshme. Policia nuk do të ketë festë, por shërbim”, tha ministri i Brendshëm.

g.kosovari

Next Post
KLP zhvillon mbledhjen e fundit për 2019, cakton drejtuesit në prokuroritë e rretheve

KLP zhvillon mbledhjen e fundit për 2019, cakton drejtuesit në prokuroritë e rretheve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy të plagosur nga të shtënat në Shëngjin, policia jep detaje

Krim i rëndë në Vorë, vritet në rrugë pas mesnate një 50-vjeçar

July 12, 2026
Argjentina kualifikohet me vuajtje në gjysmëfinale, Zvicra largohet me kokën lart

Argjentina kualifikohet me vuajtje në gjysmëfinale, Zvicra largohet me kokën lart

July 12, 2026
Bellingham dërgon Anglinë në gjysmëfinale, merr fund ëndrra e Norvegjisë

Bellingham dërgon Anglinë në gjysmëfinale, merr fund ëndrra e Norvegjisë

July 12, 2026
“Shqipëria është mahnitëse”! Kanye West elektrizon ‘Eagle Stadium’, fansa nga 80 vende mblidhen në Tiranë. Rama ndan pamjet

“Shqipëria është mahnitëse”! Kanye West elektrizon ‘Eagle Stadium’, fansa nga 80 vende mblidhen në Tiranë. Rama ndan pamjet

July 11, 2026
Po ju, e doni Shqipërinë?

Po ju, e doni Shqipërinë?

July 11, 2026
Kavajë, 58-vjeçari humb kontrollin e mjetit, aksidenton për vdekje këmbësoren

U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

July 11, 2026
Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz

Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz

July 11, 2026
BDI proteston në Tetovë, kundërshton vendimin e Kushtetueses për ndryshimin e emrave shqiptarë të rrugëve

BDI proteston në Tetovë, kundërshton vendimin e Kushtetueses për ndryshimin e emrave shqiptarë të rrugëve

July 11, 2026
U gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës në Dukagjin, zbulohet identiteti i viktimës

U gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës në Dukagjin, zbulohet identiteti i viktimës

July 11, 2026
Aksident i rëndë në Elbasan–Peqin, pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

Aksident i rëndë në Elbasan–Peqin, pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

July 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In