• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Policia në gatishmëri për festat: Më shumë forca policore në zonat e populluara si dhe akset kombëtare

by A R
31/12/2024 17:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërkohë që qytetarët festojnë, policia është në gadishmëri të plotë. Blutë kanë hartuar një serë aktesh për garantimin e rendit dhe sigurisë publike sidomos në natën e ndërrimit të viteve ku mijëra qytetarë presin ardhjen e 2025.

Efektivët do të jenë me shërbim jo vetëm në sheshet festive, por edhe në disa akse për parandalimin e aksidenteve.

“Do të ketë shërbime të organizuar në akset rrugore nga policia rrugore, nga strukturat e policisë së rendit, Forcat Kombëtare të Sigurisë, të cilat do të ndihmojnë për lëvizjen e qarkullimit e mjeteve. Do të kemi shërbime të organizuara në sheshe, në vendet që kanë përcaktuar bashkitë për organizimin e festimeve, por edhe në vend të improvizuara që mund të përdoren nga qytetarët ku do të garantojmë shërbim të pandërprerë dhe një garanci për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.“, thotë Drejtori i rendit publik, Agron Çeli.

Më shumë prani policore do të ketë në afërsi të lokaleve të natës, vende ku pritet që të ketë një fluks të qytetarëve që zgjedhin të fesojnë jashtë shtëpisë.

Përveç shesheve dhe vendeve që do të organizohen do të kemi shërbime në afërsi të lokaleve ku do të organizohen festime. Kemi planifikuar edhe bashkëpunimin me spitalet në të gjitha drejtoritë vendore, jo vetëm në kryeqytet, ku do të bashkëpunohet në rast se do të kemi incidente gjatë festimeve kryesisht të natës së fundvitit.

Policia ka shtuar dhe sportelet në pikat kufitare për të mos krijuar rradhë të gjata.

Shërbime të shtuara pasi do të hapen sportele me qëllim që të mos krijohen vonesa në pikat e kalimit kufitar. Të gjithë emigrantët duhet që ti garantojmë që të vijnë dhe të festojnë të qetë. Ka patur vitet e kaluara që janë krijuar dhe vonesa, por për këto festime mendojmë që nuk do të ketë vonesa. Është bashkëpunuar me strukturat homologe si me ato të Greqisë edhe me shtetet e tjera me qëllim që edhe ata të shtojnë shërbimet në pikat e kalimit kufitar.

Policia do të jetë në gadishmëri të plotë deri në ditët e para të janarit.

Next Post
Nga Parashqevi Simaku, te sherri i bujshëm në Pallatin Mbretëror! Çfarë ndodhi me VIP-at tanë përgjatë vitit 2024

Nga Parashqevi Simaku, te sherri i bujshëm në Pallatin Mbretëror! Çfarë ndodhi me VIP-at tanë përgjatë vitit 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Forcimi i lekut/ Ekspertët zbulojnë çfarë po ndodh me monedhën europiane: Euro ka rënë me 9.1% në krahasim me vitin e kaluar…!

Mbi 8.4 mld euro rezervë valutore, forcohet leku, “ngushtohet” hapësira e Bankës së Shqipërisë

September 30, 2026
Kodi i ri i Procedurës; një lëvizje diplomatike, më shumë se ligjore?

Kodi i ri i Procedurës; një lëvizje diplomatike, më shumë se ligjore?

September 30, 2026
BE na pranon, por ende jo anëtarët/ Mbyllja e negociatave: Komisioni pro Shqipërisë, fjalën e fundit e kanë shtetet anëtare

Brukseli ‘hap thesin’ për Shqipërinë! Pas afrimit të integrimit në BE, vijnë edhe mbi 200 mln euro të tjera: Vijoni me reformat!

September 30, 2026
SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik droge drejt Finlandës! Si funksiononte skema

EMRAT/ Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me rreth 21 vite burg në total për dy anëtarët e grupit të trafikut të drogës

September 30, 2026
Emri/ Ndryshime në SHISH: Lirohet nga detyra Inspektorja e Përgjithshme, ja kush emërohet

Kush e shkatërroi shërbimin sekret?

September 30, 2026
Republika popullore e protestës

Kuvendi, teatri politik ku qytetari paguan faturën

September 30, 2026
Bombardimet “shkundin” Kievin, viktima e të plagosur, Polonia dhe Rumania ngrenë avionët në ajër

Bombardimet “shkundin” Kievin, viktima e të plagosur, Polonia dhe Rumania ngrenë avionët në ajër

September 30, 2026
Vdekja tragjike e Xhuana Nikollit, vetëdorëzohet në polici ish-bashkëshorti i saj

Vdekja tragjike e Xhuana Nikollit, vetëdorëzohet në polici ish-bashkëshorti i saj

September 30, 2026
Ambasadori Wendt zbardh takimin me Ramën: Në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

Ambasadori Wendt zbardh takimin me Ramën: Në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

September 30, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

Një hap drejt vendosjes së normalitetit juridik

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com