• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Policia monitoron vijën bregdetare dhe zonat e pushimit, Voda: Mbi 1500 efektivë në terren

by Java News
19/07/2019 14:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria sot është një vend plotësisht i sigurt për të bërë turizëm, ndërkohë që për të garantuar këtë ka një angazhim të shtuar të Policisë së Shtetit. Kështu deklaroi në një intervistë për ERTV nga bregdeti i Durrësit, Zëvendës Ministrja e Brendshme, Rovena Voda, e cila foli për planin e masave të marra nga ana e Policisë së Shtetit.

Sipas saj, ndërsa në vitin 2018, gjatë sezonit turistik u angazhuan 1300 efektivë policie në bregdet, këtë vit numri i efektivëve është rritur në 1511. Ky numër sipas Vodës, u rrit sepse Shqipëria po bëhet një destinacion turistik i shumë dëshiruar dhe numri i të huajve që vijnë është në rritje.

Zëvendësministrja shtoi se është shtuar numri i patrullimit të policisë në zonat ku ka dyndje të turistëve, që lëvizin me biçikleta gjatë vijës bregdetare, për të monitoruar nga afër bregdetin dhe shmangur incidentet. Një punë e mirë është bërë sipas saj me vendosjen e kullave të vrojtimit duke lënë udhëzimet për vendosjen e personave të trajnuar në to. Voda theksoi se janë ngritur tashmë stacionet policore provizore jo vetëm në bregdet por edhe në zonat turistike malore si Valbona apo Thethi.

Për të garantuar sigurinë në ujë, në det janë vendosur bovat, apo shenjat, që tregojnë se deri ku është e sigurt që notuesit të lahen dhe ky është një kriter që duhet zbatuar në të gjithë vijën bregdetare. Gjithashtu, në këtë sezon turistik ku edhe fluksi i personave që hyjnë ne vend është i lartë, mbi 907 punonjës të policisë kufitare janë në gadishmëri, kryesisht në aeroportin e Rinasit dhe pikat e tjera kufitare, të cilët mirëpresin turistët e huaj./l.m

Next Post
Gjykata e Krujës vendos, njeh mandatin e kryebashkiakut Artur Bushi

Gjykata e Krujës vendos, njeh mandatin e kryebashkiakut Artur Bushi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raketat balistike iraniane drejt Turqisë, NATO vendos sistem shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot

Raketat balistike iraniane drejt Turqisë, NATO vendos sistem shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot

March 18, 2026
“E pranoj gabimin”, 46-vjeçari zbërthehet para policisë: Ja pse i trafikoja armët

“E pranoj gabimin”, 46-vjeçari zbërthehet para policisë: Ja pse i trafikoja armët

March 18, 2026
Izraeli shënjestron ministrin iranian të Inteligjencës, IDF: Dyshohet se është vrarë

Izraeli shënjestron ministrin iranian të Inteligjencës, IDF: Dyshohet se është vrarë

March 18, 2026
“Kemi 7 muaj që e presim ditën e sotme”, GJKKO jep vendimin: Dosja Meta kalon për gjykim

“Kemi 7 muaj që e presim ditën e sotme”, GJKKO jep vendimin: Dosja Meta kalon për gjykim

March 18, 2026
Ranë prej skelës në Vjenë, kush janë 3 shqiptarët që humbën jetën nga aksidenti tragjik

Ranë prej skelës në Vjenë, kush janë 3 shqiptarët që humbën jetën nga aksidenti tragjik

March 18, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Rezoluta për Iranin, Zogaj: Shqipëria duhet të ruajë orientimin perëndimor mes krizave globale

March 18, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

GJKKO vendos sot kalimin ose jo për gjykim të dosjes Meta, avokati: Mua më dalin bastet!

March 18, 2026
Meloni dekret emergjent për azilkërkuesit, në krah i del edhe Elon Musk

SPECIALE / Basti i madh i Melonit: Reforma për sistemin e drejtësisë!

March 18, 2026
Miratohen rregullat për bastet online: Monitorim në kohë reale! S’ka më lojtarë anonimë

Miratohen rregullat për bastet online: Monitorim në kohë reale! S’ka më lojtarë anonimë

March 18, 2026
Hiqet leja e punës për shtetasit e Shqipërisë që kanë leje qëndrimi në Kosovë/ Minxhozi: Do ketë ndikim pozitiv

VIDEO / Diplomati Qemal Minxhozi: Ja si mund të realizohet bashkimi Shqipëri – Kosovë

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In