• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Policia monitoron me radar rrugët brenda Tiranës, 176 gjoba për shpejtësi të lartë

by Java News
05/01/2020 18:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak ditë pas aksidentit me vdekjen e dy personave në rrugën e Porcelanit për shkak të shpejtësisë, policia rrugore ka nisur monitorimin me Radarin e ri të sofistikuar ne rrugët e brendshme të kryeqytetit.

Automatikisht ky radar kap çdo mjet që lëviz mbi normën e lejuar e cila është deri në 40 km në orë. Në ndryshim nga radarët e tjerë, kjo pajisje regjistron me video momentin e shkeljes. Bën fotografimin dhe mat shpejtësinë në kohë reale me të cilën udhëton makina.

Pas konstatimit të shkeljes, gjoba e vendosur i dërgohet drejtuesit të mjetit në adresën e banesës. Në të gjithë Shqipërinë janë 4 radarë “inteligjentë” që monitorojnë rrugët e Tiranës, Durrësit dhe Lezhës.

Gjatë ditëve të fundit policia ka ashpërsuar masat, ndërsa 24 orët e fundit janë pezulluar 176 leje drejtimi në të gjithë vendin vetëm për tejkalim shpejtësie . Ndërkohë në rrugën “Xhanfize Keko” në kryeqytet, ku ndodhi aksidenti me vdekjen e 2 kalimtarëve mesditën e 2 janarit, ka sërish probleme pasi drejtuesit e mjeteve shkelin rregullat e qarkullimit rrugor duke ndaluar në korsi ku nuk lejohet parkimi.

Mos respektimi i rregullave të qarkullimit për ekspertët rrugorë shkakton jo vetëm trafik të rënduar, por edhe rrezik për aksidente. /e.s/

Next Post
Horoskopi ditor, e mërkurë 6 shkurt 2019

Çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat e horoskopit për javën 6 janar deri 12 janar 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com