• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Policia më tërhoqi zvarrë”, por pamjet nxjerrin blof deputeten e LSI

by A R
19/12/2017 19:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e protestës, deputetja e re e LSI-së, Floida Kërpaçi u shfaq në oborrin e parlamentit e gjakosur.

Ajo tha se policët e tërhoqën zvarrë, ndërsa përpiqej të ndihmonte një grua të gjakosur në protestë.

Floida Kërpaçi tregoi se si ishte prezantuar para policëve si deputete, megjithatë e kishin tërhequr zvarrë.

Gjaku i Floida Kërpaçit provokoi irritimin e Monika Kryemadhit.

Lapsi.al siguroi një video të filmuar nga brenda parlamentit, që tregon një grua të shtrirë në tokë dhe të rrethuar nga policët dhe deputetët e rinj të LSI-së, Floida Kërpaçi, Kejdi Mehmetaj, Indrit Brahimllari dhe ish- ministrja e Integrimit Klajda Gjosha.

Policët në këtë moment të protestës duket që po kujdesen dhe janë duke e ndihmuar gruan e shtrirë në tokë.

Madje Indrit Brahimllari dëgjohet duke i bërtitur policit: Merre mor çoje me ambulancë!

Deputetët e LSI qëndrojnë në këmbë, ndërsa Floida Kërpaçi po merret me celularin.

Në prononcimin që disa orë pas ngjarjes në Opinion, Floida Kërpaçi u shfaq me dorën e fashuar dhe tha se ishte dhunuar nga policia pikërisht në këtë moment, kur po ndihmonte një grua. Gjë që nuk është e vërtetë.

Rrëfimi i deputetes së LSI

Blendi Fevziu: Ku u përgjakët?

Floida Kërpaçi: Ishte një moment kur u drejtova drejt parlamentit dhe në atë moment gjeta para meje një zonjë që ishte pa ndjenja dhe shkova tek ajo për ta ndihmuar, duke i thënë efektivëve të policisë që të na hapnin rrugën se isha deputete e parlamentit të Shqipërisë.

Blendi Fevziu: I thatë që ishit deputete?

Floida Kërpaçi: I thashë që jam deputete. Jo që nuk pati një reagim nga ata, por më tërhoqën edhe mua në të njëjtën mënyrë siç bënë me zonjën dhe në atë moment nuk kuptova më se çfarë ndodhi, thjesht u mundova që të kaloja dhe të kapërceja të gjithë turmën dhe e gjeta veten të gjakosur duke u munduar t’i jepnim ndihmën zonjës se ajo ishte në gjendje shumë të keqe.

Blendi Fevziu: Kush ju gjakosi?

Floida Kërpaci: Ishin policë që më kapën dhe më tërhoqën.

Blendi Fevziu: Policë që gjakosin një deputet!!! Nuk ndodh!

Floida Kërpaçi: Blendi!

Blendi Fevziu: Them unë nuk ndodh domethënë…

Floida Kërpaçi: Realiteti është që unë jam gjetur e gjakosur. Mund ta shikoni fare mirë në videon më përpara. Bluza ime ishte komplet e gjakosur. Nuk po mundja ta ndaloja presionin derisa fillova ta kontrolloja veten dhe të vija në ndjenja, se situata ishte jashtëzakonisht shumë e vështirë. Në atë moment pashë vetëm efektivë të policisë që më tërhiqnin zvarrë mua dhe gruan që ishte para meje për të na shtyrë tej dhe e gjetëm veten në anën tjetër të policisë. /b.d

Next Post
VIDEO/ Piloti humb kontrollin, kamerat filmojnë rrëzimin e avionit

VIDEO/ Piloti humb kontrollin, kamerat filmojnë rrëzimin e avionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In