Pas aksionit të Vetëvendosjes në kufi me Malin e Zi, forcat e sigurisë së këtij shteti kanë ndërmarrë masa të shtuara të sigurisë
.Sipas disa fotografive të dërguara për emisionin Interaktiv të KTV-së, Njësia Speciale e Malit të Zi ka hyrë brenda territorit të Kosovës, në Kullë dhe ka legjitimuar veturat e Kosovës.
Mali i Zi ka dërguar notë të ashpër proteste ndaj Kosovës këtë javë, duke e quajtur shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës vendosjen e pllakatës së Kosovës dhe flamurit të Shqipërisë. (b.an)