Policia ende nuk ka arrestuar autorin e grabitjes së bankës së nivelit të dytë mesditën e djeshme. Bazuar te burimet nga policia, autori i dyshuar, një 35-vjeçar, mendohet se fshihet në Kurvelesh. Gjithmonë sipas burimeve, ai është lokalizuar nga telefoni.
35-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga policia, i maskuar, armatosur dhe i veshur me rroba ushtarake kërcënoi dje rreth orës 15:10 punonjësit e bankës duke grabitur 500 mijë lekë. Vetëm në muajin e parë të këtij viti janë sulmuar disa bankomate në Urën Vajgurore, Vorë dhe në Bulqizë, ndërsa dje u grabit banka në Tepelenë.
/a.meta