• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Policia kundër Gjykatës për lirimin e Florenc Çapjas dhe Suel Çelës, reagon Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

by Java News
22/11/2019 15:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi Policia e Shtetit reagoi ashpër ndaj vendimit të gjykatës së Elbasanit, ku gjyqtari Tomor Kullolli vendosi pushimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Florenc Çapja, (me argumentin se nuk provohet se ai e ka kryer vepër penale në lidhje me vrasjen e mbetur në tentativë në 2006-n, ndaj Fadil Memës, ish-punonjës policie) ka reaguar Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

“KShH përshëndet përpjekjet e policisë së shtetit në zbulimin dhe goditjen e disa grupeve kriminale, por edhe në këtë situatë, respektimi rigoroz i Kushtetutës dhe ligjeve është i domosdoshëm. Të gjithë janë të detyruar të respektojnë nenin 30 tëKushtetutës dhe nenin 6 paragrafi II i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut (KEDNj), ku sanksionohet parimi i prezumimit të pafajësisë. Fajësia penale e personit të akuzuar vërtetohet vetëm me vendim gjyqësor të formës së prerë. Në këtë vështrim, tërheq vëmendjen përmbajtja e njoftimit datë 21 Nëntor 2019, të organevë të Policisë së Shtetit, kundër vendimit të Gjykatës së rrethit Elbasan që ka vendosur pushimin e hetimeve ndaj të pandehurit F.Ç si edhe kundër vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda që shpalli të pafajshëm të pandehurin M.L. Në njoftimin e mësipërm të organeve të policisë, edhe pse theksohet se këto vendime nuk janë të formës së prerë, thuhet se një individ i tillë me rrezikshmëri të lartë shoqërore siç është F.Ç nuk duhej “te lirohej nga burgu dhe sot të jetë i lirë” se “këto dy vendime të paligjshme i japin krah krimit dhe synojnë të frenojnë punën e saj” ( dmth të Policisë së Shtetit)”, thuhet në reagim.

Më tej shtohet:

“KShH ka reaguar publikisht, vazhdimisht,ndaj rasteve të cënimit të parimit të prezumimit të pafajësisë nga zyrtarë dhe funksionarë të shtetit, politikanë dh edeputetëve etj. Opinionet dhe kritikat ndaj gjykatës apo gjyqtarëve(jo ofenduese dhe paragjykuese dhe as denigruese), siç është shprehur edhe Gjykata jonë Kushtetuese me vendimin e saj nr. 18 datë 14.05.2003, nuk janë tabu por është e domosdoshme të respektohet parimi i prezumimit të pafajësisë, si dhe kompetencat që me ligj i janë ngarkuar çdo organi. Në shumë Vendime të GjykatësEuropiane të të Drejtave të Njeriut (GjEDNj) është theksuar se parimi i prezumimit të pafajësisë duhet respektuar jo vetëm nga organet e drejtësisë, por edhe nga organet publikë apo individë të veçantë. Kështu për shembull në çështjen Alenet de RibemontkundërFrancës. GjEDNj ka shqyrtuar ankesën e tij sepse dy zyrtarë të lartë të Ministrisë së Brendshme në një konferencë shtypi e kishin akuzua atë si bashkëpunëtor të një vrasjeje. Në fakt, më vonë,çështja kundër tij për mungesë provash, u pushua. Në përfundim, KShH i sugjeron prokurorisë që në zbatim të Kodit të Procedurës Penalesi organ i ndjekjes penale, të ushtrojë të drejtën e saj për të atakuar në instancat më të larta gjyqësore çdo vendim të gjykatës që e konsideron të padrejtë dhe të pabazuar. KShH i bën thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë që të reagojnë ndaj qëndrimeve që mund të prekin apo ndikojnë në pavarësinë e gjykatës dhe prokurorisë”.

Next Post
Goditja e Vetting-ut/ Nga 171 gjyqtarë e prokurorë që janë kontrolluar, 89 janë shkarkuar

Goditja e Vetting-ut/ Nga 171 gjyqtarë e prokurorë që janë kontrolluar, 89 janë shkarkuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

September 11, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama për Ergys Agasin: Në emrin tim nuk flet askush, unë jam tërësisht i çliruar

September 11, 2026
Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

September 11, 2026
Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

September 11, 2026
Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com