• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Policia kontrolle me radarë e kamera, 17 drejtues automjetesh të arrestuar gjatë fundjavës

by
10/05/2021 16:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kontrolle të pandërprera në të gjithë vendin, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Gjatë fundjavës: 17 drejtues mjetesh të arrestuar, 97 leje drejtimi të pezulluara dhe 2,111 masa administrative për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore.

Gjithashtu, Policia Rrugore e Tiranës, ditën e shtunë në mëngjes, ka parandaluar një ngjarje të mundshme rrugore me pasoja. Gjatë kontrolleve dhe monitorimit të qarkullimit, shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës kanë konstatuar në rrugën e Rinasit, një autobus 50 vendësh, që po kryente manovra dhe parakalime të gabuara. Shërbimet e Policisë e kanë ndaluar autobusin dhe pas alkooltesit, rezultoi se drejtuesi i autobusit, shtetasi A. S., i cili po transportonte pasagjerë nga Tirana në Valbonë, drejtonte autobusin në gjendje të dehur, në masën 0.64 ml/l. Drejtuesi i autobusit, shtetasi A. S. , 50 vjeç, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore në DVP Tiranë dhe me Sektorët e Policisë Rrugore në 11 Drejtoritë Vendore të Policisë, ka intensifikuar kontrollet, duke përdorur mjetet e pauniformuara, kamera të vendosura në automjete, radarë, alkooltestues dhe dronë, në të gjitha akset rrugore kombëtare dhe rrugë të tjera të evidentuara si njolla të zeza për shkak të ngjarjeve rrugore me pasoja të ndodhura më parë.

Gjatë fundjavës, në të gjithë vendin janë arrestuar 17 drejtues mjetesh, nga të cilët 8 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 9 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 97 leje drejtimi, nga të cilat 76 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 21 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Gjithashtu janë vendosur 2111 masa administrative për shkelje që janë burim për përfshirje në ngjarje rrugore, si parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme në rrugë, shpejtësi tej normave të lejuara, shkelje semafori, drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit etj.

Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri./ b.h

Next Post
Rruga e humbur e Kosovës për sigurimin e vaksinës

Koronavirusi/ Regjistrohen 2 humbje jete dhe 47 të prekur në 24 orët e fundit në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vdekja e Khameneit: Kush janë emrat që pritet të marrin pushtetin në Iran

Vdekja e Khameneit: Kush janë emrat që pritet të marrin pushtetin në Iran

March 1, 2026
Si po goditet edhe Kina nga sulmi ndaj Iranit

Si po goditet edhe Kina nga sulmi ndaj Iranit

March 1, 2026
Sherri me thika në berberhane, policia arreston autorin që plagosi dy persona

Sherri me thika në berberhane, policia arreston autorin që plagosi dy persona

March 1, 2026
Rama viziton “Vilën 31” pas protestës: Artistët i gjeta të traumatizuar, turp për gjykatësit që lirojnë keqbërësit

Rama viziton “Vilën 31” pas protestës: Artistët i gjeta të traumatizuar, turp për gjykatësit që lirojnë keqbërësit

March 1, 2026
Lojërat e dyfishta të princit saudit Mohammed bin Salman në sulmin ndaj Iranit

Lojërat e dyfishta të princit saudit Mohammed bin Salman në sulmin ndaj Iranit

March 1, 2026
Arrestohet ish-drejtori i AKU-së së Durrësit, Elton Varaku

Arrestohet ish-drejtori i AKU-së së Durrësit, Elton Varaku

March 1, 2026
Ekstradohen nga Gjermania dhe Italia tre shtetas të shpallur në kërkim

Ekstradohen nga Gjermania dhe Italia tre shtetas të shpallur në kërkim

March 1, 2026
Pezeshkian zotohet për hakmarrje: Vrasja e Khameneit është një krim i rëndë

Pezeshkian zotohet për hakmarrje: Vrasja e Khameneit është një krim i rëndë

March 1, 2026
Pjesë e trafikut të tritolit, kush është porositësi i zjarrvënieve të automjeteve në Pogradec

Pjesë e trafikut të tritolit, kush është porositësi i zjarrvënieve të automjeteve në Pogradec

March 1, 2026
Vizita në SHBA për Bordin e Paqes, Rama: Shqipëria, pjesë e hapjes së një kapitull i ri në arkitekturën globale

Raporti i BERZH, Rama: Ekonomia shqiptare po rritet me qëndrueshmëri

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In