• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Policia kallëzon në prokurori PD-në: Të hetohet për pengim të zgjedhjeve në Kavajë

by Java News
28/04/2017 15:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të enjten pasdite në protokollin e prokurorisë së kryeqytetit ka mbërritur kallëzimi i policisë përmes të cilit kërkohet të hetohet për dyshimet se në datën 7 maj do të pengohen zgjedhjet e parakohshme për bashkinë e Kavajës.

Si material referues policia ka përcjellë qëndrimin publik të opozitës për mbajtjen e një proteste kombëtare që do të nisë në datën 6 maj dhe të zgjasë edhe gjatë ditës së votimeve në Kavajë. Gjithashtu për të njëjtin fakt policia i ka referuar prokurorisë edhe deklaratën publike të kryedemokratit Lulzim Basha të dhënë në çadër në datën 10 prill.

Kallëzimi thonë burimet është pa emër ndërkohë që dosja i ka rënë për t’u shqyrtuar prokurorit Enklid Gjini. Siç thonë burimet, referimet janë bërë për dy vepra penale, për pengim i subjekteve për zgjedhjet në organet përfaqësuese neni 325 dhe thirrje publike për veprime të dhunshme neni 223.

Por ndërsa policia po përgatitet për planin e masave sipas detyrimeve që përcakton kodi zgjedhor, e gjendur në një situatë të pangjashme policia e shtetit ka vënë në dijeni edhe prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla mbi thirrjet për bllokimin e zgjedhjeve në Kavajë.

c.a

Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

Ligjet diskutojnë për presidentin, PS: Meta plotëson kriteret

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com