Policia e Shtetit jep detaje për shkakun e arrestimit të gazetarit Kastriot Myftarajt, pas shkrimit plot akuza ne adrese te ambasadores se BE-së në vendin tonë, Romana Vlahutin.
Në një deklaratë për shtyp, policia e Shtetit, sqaron se ‘Ai akuzohet per thirrje publike per veprime te dhunshme, mbi bazen e nenit 223 te Kodit Penal “Thirrjet e bëra publikisht për tëkryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”
Njoftimi i policise
“Ne date 09.05.2017 Strukturat pergjegjese ne Policinë e Shtetit ne bashkepunim me Prokurorine prane Gjykates se Rrethit gjyqesor Tirane arrestuan shtetasin Kastriot Myftaraj, 51 vjeç banues në Tiranë, me profesion gazetar e jurist.
Myftaraj ka botuar në media një shkrim ku ben thirrje te hapura per te kryer vepra te dhunshme kunder rendit kushtetues.
Ai akuzohet per thirrje publike per veprime te dhunshme, mbi bazen e nenit 223 te Kodit Penal “Thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”.
c.a