• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Policia ‘injoron’ PD dhe PL, nuk vendos gardh metalik, militantët “rrethojnë” me goma Bashkinë e Tiranës

by A R
05/07/2024 11:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe këtë javë si çdo të premte, opozita ka dalë në protestë para Bashkisë së Tiranës, duke kërkuar dorëheqjen e Erion Veliajt.

Në këtë protestë bie në sy fakti se protestuesit kanë marrë me vete goma të vjetra, të cilat synojnë t’i djegin para bashkisë, ndërsa mungon gardhi metalik që i ndan nga kordoni i policisë.

Këshilltari demokrat Dorian Teliti në fjalën e tij bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 11 korrikut, ku nënvizoi se nga PD do të kërkohet qeveria teknike.

“Ju falënderoj për këtë protestë në këtë shesh lirie para godinës së korrupsionit . Godinë e cila po shkërmoqet diata ditës nga forca e rezistencës qytetare. Rezistence e cila po nxjerr ne pah të gjitha abuzimet, të gjitha shkeljet, të gjithë vjedhjet që kryetari i Bashkisë bashkë me ekipin e tij kanë kryer dhe vazhdojnë të kryejnë ende deri sot.  Tirana nuk ka vend për hajdutët. Tirana nuk ka vend për abuzuesit, Tirana nuk ka vend për shkelësit e Ligjit. Tirana ka vend për qytetarinë, ka vend për ndershmërinë . Dhe këta policë ti thërrasin mendjes së këtu jashtë janë qytetarët  e vjedhur e brenda janë kriminelët dhe hajdutët. Pak ditë na ndajnë nga 11 korriku ku e gjithë Shqipëria do të mbushin bulevardin Dëshmorët e Kombit për të dhënë një mesazh të qartë dhe të fortë të qëndrueshëm  që Tirana e gjithë Shqipëria nuk e do me këtë qeverisje dhe e vetmja rrugë është krijimi i një qeverie teknike për zgjedhje te lira dhe të ndershme.”

Para protestuesve ka folur edhe aktori i njohur Mehdi Malka, i cili ka shprehur revoltën kundër vjedhjeve dhe skandaleve me tenderët ku janë përfshirë zyrtarë të bashkisë së Tiranës.

Ai ka kërkuar reagim qytetar dhe protesta të fuqishme. “Unë do të futem aty mes policëve që të çaj kordonin policor. Të jeni të sigurt që unë nuk rrah dot njeri dhe po më rrahën do tu mbetëm në dorë. Jemi shume keq me moralin. Jemi shumë keq me arsimin dhe shumë keq me shëndetësinë, këto ishin pikat kryesore që ky i shkëlqyeri na premtojë në vitin 2013. Po përse nuk del njeri për këto që të protestojë pasi ka gënjyer të tërë popullin mbarë.”

/a.r

Next Post
PAMJE NGA AJRI / Opozita thyen “rekord”, protestuesit e sotëm numërohen me gishtat e dorës

PAMJE NGA AJRI / Opozita thyen "rekord", protestuesit e sotëm numërohen me gishtat e dorës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dështimi i ekzekutimit me injeksion vdekjeprurës në SHBA, e dënuara mbetet gjallë pas dy dozave, dorëhiqet kreu i burgjeve!

Dështimi i ekzekutimit me injeksion vdekjeprurës në SHBA, e dënuara mbetet gjallë pas dy dozave, dorëhiqet kreu i burgjeve!

October 3, 2026
Trajneri i Finlandës shpjegon fitoren e pazakontë përballë Shqipërisë: Nuk fajësoj askënd

Trajneri i Finlandës shpjegon fitoren e pazakontë përballë Shqipërisë: Nuk fajësoj askënd

October 3, 2026
Ja notat e lojtarëve të Shqipërisë pas humbjes, kush dështoi dhe kush shkëlqeu ndaj Finlandës?

Ja notat e lojtarëve të Shqipërisë pas humbjes, kush dështoi dhe kush shkëlqeu ndaj Finlandës?

October 3, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

October 3, 2026
Trump rikthen premtimin për 5 mijë dollarë për çdo amerikan, ja çfarë do të ndodhë nëse republikanët fitojnë zgjedhjet e nëntorit

Trump rikthen premtimin për 5 mijë dollarë për çdo amerikan, ja çfarë do të ndodhë nëse republikanët fitojnë zgjedhjet e nëntorit

October 3, 2026
Berisha publikon pamjet nga Korça, qytetarët i kthehen ashpër: Pse nuk të ftoi ambasadori amerikan në pritje?

Berisha publikon pamjet nga Korça, qytetarët i kthehen ashpër: Pse nuk të ftoi ambasadori amerikan në pritje?

October 3, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

October 3, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Cinizmi ynë i performancës

October 3, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Letoni, votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë

Zgjedhjet parlamentare në Letoni, votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë

October 3, 2026
Analiza/ Afrohet fundi i afatit për mbrojtjen e përkohshme, ukrainasit në SHBA përballen me pasiguri

Analiza/ Afrohet fundi i afatit për mbrojtjen e përkohshme, ukrainasit në SHBA përballen me pasiguri

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com