Arratia e për një 44-vjeçar nga Vlora ka marrë fund pas 6 vitesh. Miky Ibrahimi është vënë në prangat e policisë, pasi është dënuar nga Gjykata e Vlorës me 3 vjet burgim, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.
Bëhet fjalë për ngjarjen e rregjistruar në tetor të 2015, ku Miky Ibrahimi së bashku me disa shokë të tij, më konkretisht me Xhorxho Çeçi, Juljan Habili, Besnik Dalipaj (të arrestuar në 2015) dhe Klaudio Bylyshaj, Mateo Rama (ende në kërkim) kanë marrë peng një person në kazino.
Të 6 këta persona kanë marrë me forcë nga një kazino në Vlorë, 24-vjeçarin me iniciale D.S., të cilin e kanë futur në një makinë, e kanë dhunuar dhe më pas e kanë braktisur në rrugë. Policia e Vlorës aso kohe sekuestroi edhe automjetin tip ‘Ford’ me targa AA 075 HM në pronësi të autorëve./m.j