• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Policia i trajton me përçmim”, Balla: Protokoll i ri për rastet e dhunës. Shansi i dytë mund të jetë fatal

by A R
07/05/2024 08:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, u shpreh gjatë emisionit “Opinion” në Tv Klan se gratë dhe vajzat e dhunuara duhet që të nxiten sa më shumë që ta denoncojnë atë.

Por gazetari Blendi Fevziu ndërhyri duke i shprehur ministrit shqetësimin se shpesh këto ankesa policia i merr me përçmim. Balla u shpreh se policia po zbaton një protokoll të ri për të reaguar në situata të tilla.

Sipas tij, gratë që denoncojnë dhunën tashmë mbështeten me akomodim që në momentin e parë për të shmangur një prirje, sipas ministrit, të shoqërisë për t’u dhënë një shans të dytë dhunuesve. Balla tha se kjo mund të rezultojë fatale.

Ministri tha se policia duhet ta marrë me seriozitet çdo denoncim dhune dhe vetëm kështu vajzat e gratë e dhunuara mund të kenë besim tek institucionet.

Blendi Fevziu: Edhe policia t’i marrë denoncimet zoti Balla dhe t’i trajtojë me respekt sepse shpesh ka ankesa që policia i merr me përçmim, duke i konsideruar zënka të çastit. Mund të jenë edhe mëri të çastit, por duhen trajtuar me respekt.

Taulant Balla: Mezi pres që qytetarët të raportojnë rastet kur policia nuk zbaton këtë protokoll të ri që kemi filluar prej Shtatorit me një qasje të re dhe le të themi një mbështetje e parë që duhet t’i japë policia çdo vajze dhe gruaja që vjen të raportojë. Bie tërësisht dakord që ka ekzistuar një lloj forme që kur…

Blendi Fevziu: Kemi pasur raste që kanë ndodhur në studio, raste që janë denoncuar. Policia ka thënë shkoni pajtohuni, e merr burrin e thërret.

Taulant Balla: Ekzakt. Gjëja që unë mendoj duhet bërë më mirë dhe po bëhet më mirë është që policia ka një protokoll që nga momenti i parë kur viktima mbërrin ose njofton komisariatin e policisë deri në hapat e tjerë kur merret kontakti me strehëzat sociale, me qëndrat e akomodimit sepse është shumë e rëndësishme që t’i jepet mbështetje që në momentin e parë. Pse e them këtë? Sepse ekziston gjithmonë mundësia që qoftë dhunuesi apo pjesëtarë të tjerë të familjes të kontaktojnë me viktimën për t’i thënë që shiko se ky ishte një rast, nuk do të përsëritet më dhe kthehemi prapë në situatën që ky rast përsëritet më shumë se tjetri. Ka një prirje të mbarë shoqërisë me historinë le ti japim një shans të dytë. Mendoj që nuk ka nevojë për një shans të dytë sepse shansi i dytë mund të jetë fatal. Policia e ka të qartë detyrën. Për mua, policia duhet që të marrë me seriozitet dhe është përgjegjësi personale e drejtuesve të drejtorive vendore të policisë për marrjen me seriozitet të çdo lloj denoncimi dhe për trajtimin sikur të jetë motra apo nëna e tyre secila prej atyre viktimave që denoncon dhune. Kështu mund t’i japim besim çdo gruaje të këtij vendi që të denoncojë.

/a.r

Next Post
E ndihmoi Gruevskin? Meta: Po, ishte tek vila e Lalëzit, i bëri Monika mëngjesin dhe…

E ndihmoi Gruevskin? Meta: Po, ishte tek vila e Lalëzit, i bëri Monika mëngjesin dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Degjeneron protesta para Kryeministrisë! Burri godet me shkop gruan (VIDEO)

Degjeneron protesta para Kryeministrisë! Burri godet me shkop gruan (VIDEO)

August 24, 2026
Netanyahu: Irani tentoi të vriste një nga djemtë e mi, komploti u mbajt sekret për muaj

Netanyahu: Irani tentoi të vriste një nga djemtë e mi, komploti u mbajt sekret për muaj

August 24, 2026
E rëndë në Lushnjë! Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

E rëndë në Lushnjë! Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

August 24, 2026
Pse u shtuan eksportet në korrik 2026?

Pse u shtuan eksportet në korrik 2026?

August 24, 2026
Ministri Nufi: Koordinojmë prioritetet e qeverisë, në qendër qytetari dhe Shqipëria 2030 në BE

Ministri Nufi: Koordinojmë prioritetet e qeverisë, në qendër qytetari dhe Shqipëria 2030 në BE

August 24, 2026
Alarm për sulme ajrore në Kiev, Antonio Costa dhe Presidenti finlandez evakuohen në strehë

Alarm për sulme ajrore në Kiev, Antonio Costa dhe Presidenti finlandez evakuohen në strehë

August 24, 2026
Kanadaja kërcënon SHBA-në me ndërprerjen e energjisë elektrike: Mbani bateritë gati!

Kanadaja kërcënon SHBA-në me ndërprerjen e energjisë elektrike: Mbani bateritë gati!

August 24, 2026
Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Janë shuar 14 vatra, 6 ende aktive

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Janë shuar 14 vatra, 6 ende aktive

August 24, 2026
Del foto e Prelë dhe Lekë Gjonit, babë e bir që u ekzekutuan në Dukagjin

Del foto e Prelë dhe Lekë Gjonit, babë e bir që u ekzekutuan në Dukagjin

August 24, 2026
‘Jam i shokuar,  duket sikur po flasim për një person krejt tjetër”, shoku i Altinit flet pas ngjarjes që tronditi Greqinë

‘Jam i shokuar, duket sikur po flasim për një person krejt tjetër”, shoku i Altinit flet pas ngjarjes që tronditi Greqinë

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com