• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Policia i përgjigjet PD: Në Lezhë u qëllua me armë manovër, e vërteta për të ndaluarit

by A R
08/09/2018 14:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka akuzuar Policinë e SHtetit se ka liruar tre persona që u përfshinë në një përplasje me armë.

Deputeti Ervin Salianji deklaroi nga selia blu se personat në fjalë u liruan pas një telefonate të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Por, në një reagim të Ministrisë, sqarohet se personat në fjalë u liruan pasi kishin pistoletë manovër.

Sipas MPB, tre shtetasit e liruar nuk kanë konsumuar vepër penale por kundravajtje, e cila nuk hetohet me masën e “arrestit me burg”.

Reagimi i Ministrise se Brendshme:

Në lidhje me deklaratën e sotme të Partisë Demokratike, referuar të dhënave dhe veprimeve të Policisë së Lezhës, sqarojmë se:

Në datë 06.09.2018, tek Salla Operative në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në ora 23:37 minuta është telefonuar se nga një mjet me disa persona, nga rruga e kthimit Rana e Hedhun – Shëngjin, po qëllohej me armë.

Menjëherë janë angazhuar forcat policore dhe është bërë ndalimi i mjetit të dyshuar. Brenda tij ishin 3 persona.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre si dhe kontrollit të mjetit, është konstatuar një armë pistoletë me mbishkrimin ‘Ekol Special 99’, me krehër pa fishekë, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Pas ekspertimit, rezultoi se nuk ishte armë zjarri, por armë simuluese zhurmuese.

Janë kryer të gjitha veprimet hetimore e procedurale konform rregullave dhe referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë në ngarkim të shtetasit E.S. 26 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Prishje e rendit publik”, parashikuar nga nenet 280 dhe 274 të Kodit Penal, si posedues i armës.

Materialet në ngarkim të tij janë referuar për procedim në gjendje të lirë, pasi në këtë rast kemi të bëjmë me kundërvajtje penale që nuk hetohet me masën arrest në burg.

2 shtetasit e tjerë që ishin në mjet, pas shoqërimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, janë lënë të lirë pasi nuk kishte elementë të veprës penale, për procedim ndaj tyre.

Veprimet hetimore kanë përfunduar në mëngjesin e datës 07.09.2018 dhe ngjarja është pasqyruar sipas procedurës standarde të punës, në datën pasardhëse në komunikatën për shtyp, në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit.

Pavarësisht kësaj, Drejtoria e Standarteve në Polici dhe SHÇBA mbi bazën e deklarimit publik po bëjnë verifikimet e nevojshme.

Gjithashtu, me përgjegjësi të plotë, deklarojmë se Ministri i Brendshëm nuk ka telefonuar apo dhënë udhëzime në asnjë rast të vetëm Drejtorive Vendore, për operacione apo veprime procedurale dhe policore, që lidhen me hetimin e ngjarjeve. Sfidojmë cilindo brenda e jashtë Policisë të dëshmojë të kundërtën.

Kjo është reminishencë e kohës kur Ministria e Brendshme drejtohej nga ata që sot janë në opozitë dhe gjuajnë me topa balte drejt Policisë së Shtetit, duke tentuar ta demotivojnë atë dhe inkurajojnë krimin. Të jenë të sigurt, se nuk do t’ja dalin.

Ministri i Brendshëm dhe Policia e Shtetit, janë në detyrë dhe të angazhuar me përgjegjësinë maksimale për të goditur me Forcën e Ligjit çdo grup kriminal apo lidhjet e tyre kudo gjenden. Kjo është një betejë që do ta fitojmë, sepse kemi në krah besimin dhe mbështetjen e qytetarëve./a.m.

Next Post

Horoskopi ditor, e Diel 9 Shtator 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

April 5, 2026
Rriten prenotimet në Vlorë, operatorët: Situata në Lindjen e Mesme favorizon shtimin e turistëve

Rriten prenotimet në Vlorë, operatorët: Situata në Lindjen e Mesme favorizon shtimin e turistëve

April 5, 2026
Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

April 5, 2026
Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë, çfarë raporton shërbimi sekret

Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë, çfarë raporton shërbimi sekret

April 5, 2026
“Të shpallet i pafajshëm e të lirohet “, zbardhen argumentat e avokatëve të Hashim Thaçit kundër kërkesës së Speciales për dënimin me 45 vjet burg

“Të shpallet i pafajshëm e të lirohet “, zbardhen argumentat e avokatëve të Hashim Thaçit kundër kërkesës së Speciales për dënimin me 45 vjet burg

April 5, 2026
Konsiderohet si shtylla kurrizore e industrisë së naftës, dronët iranianë godasin rafinerinë kryesore të Bahreinit

Konsiderohet si shtylla kurrizore e industrisë së naftës, dronët iranianë godasin rafinerinë kryesore të Bahreinit

April 5, 2026
“Bastardë të çmendur, hapeni ngushticën e mallkuar”, Trump kërcënon Iranin: Të martën do godasim termocentralin

“Bastardë të çmendur, hapeni ngushticën e mallkuar”, Trump kërcënon Iranin: Të martën do godasim termocentralin

April 5, 2026
Policia bën bilancin e muajit mars: Janë finalizuar 96 operacione, 527 persona të arrestuar, 3 grupe kriminale të goditura

Policia bën bilancin e muajit mars: Janë finalizuar 96 operacione, 527 persona të arrestuar, 3 grupe kriminale të goditura

April 5, 2026
Sulmet izraelite në Liban, një vajzë 4-vjeçare mes viktimave

Sulmet izraelite në Liban, një vajzë 4-vjeçare mes viktimave

April 5, 2026
Dyshohet për krime lufte në Kosovë, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-pjesëtarin e Ministrisë së Brendshme serbe

Dyshohet për krime lufte në Kosovë, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-pjesëtarin e Ministrisë së Brendshme serbe

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In