• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Policia i kap në flagrancë, Gjykata i liron! Vetëm një prej protestuesve mbetet në qeli

by A R
16/10/2026 11:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas 12 orësh akte dhune dhe shkatërrimi të pronës publike e private gjatë ditës së tretë të protestave (15 tetor), Policia ka shoqëruar 180 protestues në Tiranë, të dyshuar si të përfshirë në sulmet ndaj institucioneve, bizneseve dhe efektivëve të rendit.

Ndërkohë, Gjykata e Tiranës ka vendosur sot masat e sigurisë për protestuesit e arrestuar gjatë ditës së parë të protestës (13 tetor).

Arrest në burg për një prej 19 protestuesve të arrestuar në ditën e parë të protestës (13 tetor), vendosi gjykata ditën e sotme. 6 janë lënë nën arrest shtëpie dhe 11 në detyrim paraqitjeje. Vihet re se mes protestuesve nën arrest shtëpie është dhe Klevi Metaj, 22-vjeçari që u kthye në hero në rrjet pasi u shfaq lidhur me pranga në kangjellat e Ministrisë së Arsimit dhe me fytyrë të gjakosur.

Seanca, me gjyqtare Amarilda Sulaj, nisi në orën 08:30 dhe u zhvillua në grupe. Brenda në gjykatë më herët erdhën edhe forca policore me skafandër e maskë gazi, për të qenë në çdo rast gati nëse ka përshkallëzim të situatës, e cila deri tani është e qetë.

Një pjesë e mirë prej protestuesve ishin të maskuar kur ndodhën sulmet. Më i riu që u arrestua është 23 vjeç, ndërsa të tjerët janë nga 27 deri në 59 vjeç. Mes tyre ka edhe persona të moshave 48, 52, 55 dhe 57 vjeç.

Ndaj të arrestuarve rëndojnë 8 vepra penale, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Dita e parë e protestës përkoi me sulmet ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë së Tiranës, te bizneset e bankomatet e shkatërruara, koshat e mbeturinave në flakë dhe përplasjet me Policinë, kryeqyteti u përfshi nga akte të dhunshme dhe vandalizmi.

Edhe në Korçë, protesta e 15 tetorit u shoqërua me akte dhune dhe shkatërrime. Policia arrestoi Frenki Leskajn, 21 vjeç, dhe Orgito Karabacën, 19 vjeç, ndërsa vuri nën hetim 23 persona të tjerë, mes tyre 15 të mitur.

Arrest në burg
Abdulla Thaçi
Arrest në shtëpi
Kalosh Hysbajrami
Korado Aliaj
Ali Bruçi
Klevin Metaj
Erand Zenunllari
Xheison Patoku
Detyrim paraqitjeje
Brixhet Bali
Ernest Kapo
Donik Vatgjoni
Iljaz Sula
Besnik Kala
Kastriot Vata
Florjan Baba
Genc Ibrahimi
Hamza Bushi
Olsi Vokli
Blerim Gjoka

Next Post
Sfidat e sigurisë për Iranin rëndohen nga rritja e kryengritjes së armatosur brenda vendit

Sfidat e sigurisë për Iranin rëndohen nga rritja e kryengritjes së armatosur brenda vendit

Comments 1

  1. dini says:
    6 hours ago

    Drejtesua eshte oale me dhunen .Policia i kap gjykata i liron dhunuesit .Ja vetingu i Rames dhe Fatmir Xhafes.I bete nje dhurate re madhe popullut qe ju votii sa u dhate padrejtesine

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com