Policia i bllokon sërish protestuesit që në fillim

Protesta 4

Policia i ka shperndare menjehere protestuesit qe u nisen drejt Drejtorise se Policise ne Tirane me gaz dhe bllokime te ndryshme.

Fillimisht ata u mblodhen me thirrjet “Poshtë komunizmi!”, “Policia e krimit” dhe keshtu ka nisur protesta e katërt, si revoltë e ardhur pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie. Por policia  menjëherë pas grumbullimit të njerëzve të parë, është vënë në lëvizje.

Një grup të rinj kryesisht janë mbledhur pranë Kryesisë së Kuvendit. Policia është shpërndarë në proporcion me protestuesit për të mbajtur nën kontroll turmën e cila ka nisur marshimin pa u ndalur para Kryeministrisë.

Kjo është dita e katërt që protestohet në kryeqytet dhe gjatë ditëve të kaluara ka pasur efektivë dhe protestues të plagosur. Janë shoqëruar me dhjetëra protestues dhe janë proceduar qindra të tjerë. Protesta janë mbajtur dhe në disa qytete. Në Shkodër sot pas një marshimi në rrugët e qytetit, u dogj edhe selia e PS-së.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com