Prangosja e një të riu nga policia e Vlorës ka shkaktuar momente tensioni në Lungomare.
E dashura e të riut duke kundërshtuar arrestimin, është përplasur me efektivët e policisë duke i goditur që t’i lirojnë të dashurin.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme. Pavarësisht kësaj, i riu u mor me furgonin e policisë ndërkohë që skena mblodhi rreth vetes shumë qytetarë kureshtarë për të mësuar çfarë po ndodhte.
/e.d