Policia greke arrestoi një 37 vjeçar shqiptar, i cili trafikonte 49 kilogramë kanabis nga Shqipëria. Ai u ndalua në zonën pyjore të Delvinaqit pranë Janinës, jo shumë larg kufirit shqiptar. Në momentin e ndalimit, ai ishte i armatosur me një automatik Kallashnikov dhe kishte me vete 29 fishekë dhe një bajonetë. Drogën e kishte ndarë në 3 çanta e 12 pako. Ai ishte në pritje të një mjeti që vinte të merrte lëndën narkotike. Identiteti i tij nuk është bërë i ditur për arsye hetimore.