Një shqiptar 26 vjeç u zhduk pasditen e së hënës të datës 29 korrik 2019. Policia po kërkon për gjetjen e tij në të gjithë zonën e Chios.
Zhdukja e 26-vjeçarit u raportua nga familja e tij në Drejtorinë e Policisë Kalamoti në mëngjesin e së martës 30 korrik 2019, kur filluan hetimet për vendndodhjen e tij.
Sipas autoriteteve greke, i zhdukuri quhet Lorenc Metaj. Ai ka lindur më datë 1 qershor 1993. Mediat helene shkruajnë se kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tij të telefonojë në numrin 22710 71222./l.m