Një tjetër efektiv policie i plagosur. Kështu bën me dije Policia e Tiranës në një informacion zyrtar mbrëmjen e sotme.
Policia deklaron se efektivi i krimeve i komisariatit numër 1 është plagosur në sy nga një kapsollë e hedhur nga turma e protestuesve.
“Rreth orës 19:30, tek Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, si pasojë e gurëve dhe kapsollave të hedhura në drejtim të punonjësve të policisë nga turma e protestuesve është dëmtuar në pjesën e syrit nga një kapsollë një Specialist për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.1, i cili u transportua menjëherë për ndihmë mjekësore për në spitalin ‘Nënë Tereza’”, deklaron Policia.