• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Policia e Shtetit reagon ashpër ndaj gjyqtarit që liroi protestuesin në Fier: Arrogancë, shpërfillje e ligjit

by Java News
13/03/2019 19:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas vendimit të sotëm në Gjykatën e Fierit, qër liroi nëpunësin e Bashkisë Mallakastër, që goditi me gur në kokë një punonjës policie në krye të detyrës, ka sjell një reagim të ashpër të Policisë së Shtetit.

Përmes një deklarate, Policia e Shtetit thotë se do të ngrejë padi penale ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, Pirro Sota i cili dha vendimin.

“Arroganca, shpërfillja ekstreme e ligjit dhe injorimi flagrant i provave të pakundërshtueshme dhe i raporteve të shërbimit të Policisë së Shtetit, që provonin atë që ka parë tashmë gjithë Shqipëria, janë të papranueshme”- thuhet ndër të tjera nga policia.

Reagim i Policisë së Shtetit:

Vendimi i sotëm i gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, Pirro Sota, për të liruar nëpunësin e Bashkisë Mallakastër, që goditi me gur në kokë një punonjës policie në krye të detyrës, ka tronditur të gjithë Policinë e Shtetit.

Arroganca, shpërfillja ekstreme e ligjit dhe injorimi flagrant i provave të pakundërshtueshme dhe i raporteve të shërbimit të Policisë së Shtetit, që provonin atë që ka parë tashmë gjithë Shqipëria, janë të papranueshme.

Punonjësit e Policisë së Shtetit kanë mbrojtjen e veçantë të ligjit, gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.

Rreziku për jetën e punonjësve të PSH, shtohet jo vetëm nga papërgjegjshmëria e elementëve kriminalë, por edhe e gjyqtarëve të lidhur me krimin.

Policia e Shtetit e ka dëshmuar me gjakun e qindra dëshmorëve, përgjegjësinë e saj publike dhe nuk mund të pajtohet me vendime skandaloze të ndonjë gjyqtari të papërgjegjshëm, vendime të cilat jo rrallë herë kanë lënë të pandëshkuar jo vetëm autorët e plagosjeve ndaj policëve, si rasti aktual i Fierit, por edhe vrasësit e tyre.

PSH do të ndërmarrë të gjitha masat ligjore si për të mbrojtur jetën e punonjësve të saj, ashtu dhe për të vënë përpara drejtësisë bashkëpunëtorët e krimit, edhe kur këta mbajnë të veshur padrejtësisht mantelin e gjyqtarit.

Policia e Shtetit do të depozitojë padi penale ndaj gjyqtarit Sota, si dhe do të referojë pranë organeve të Vettingut dokumentacionin që provon absurditetin e vendimit të tij.

Next Post
“Fake news” /Si u ndihmuan “Jelekët e verdhë” nga “Facebook” dhe “Russia Today”

"Fake news" /Si u ndihmuan “Jelekët e verdhë” nga "Facebook" dhe “Russia Today”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vlora pa ujë, avari në rrjetin kryesor të furnizimit, po punohet për riparimin e defektit

Vlora pa ujë, avari në rrjetin kryesor të furnizimit, po punohet për riparimin e defektit

October 22, 2026
Ish-zëdhënësja e Trumpit e cila u bë virale, tregon linjat e trupit në një dalje pas shkarkimit që bëri bujë

Ish-zëdhënësja e Trumpit e cila u bë virale, tregon linjat e trupit në një dalje pas shkarkimit që bëri bujë

October 22, 2026
“Ishte dhunë si qëllim në vetvete!”- Prodi flet për Milanon dhe bën një reflektim për Tiranën: Kur dhuna zë vendin e kauzës

“Ishte dhunë si qëllim në vetvete!”- Prodi flet për Milanon dhe bën një reflektim për Tiranën: Kur dhuna zë vendin e kauzës

October 22, 2026
VIDEO/ Televizioni i Iranit i sanksionuar nga SHBA dhe BE, raporton për dhunën nga protesta në Tiranë!

VIDEO/ Televizioni i Iranit i sanksionuar nga SHBA dhe BE, raporton për dhunën nga protesta në Tiranë!

October 22, 2026
Pierre Moscovici jep dorëheqjen nga Gjykata Evropiane e Auditorëve

Pierre Moscovici jep dorëheqjen nga Gjykata Evropiane e Auditorëve

October 22, 2026
Trazirat dhe kaosi në Francë, Macron urdhëron masa të reja: Protestat jashtë sindikatave do të ndalohen!

Trazirat dhe kaosi në Francë, Macron urdhëron masa të reja: Protestat jashtë sindikatave do të ndalohen!

October 22, 2026
Nga YouTube te TikTok, miratohet ligji që ndryshon rregullat për të drejtën e autorit! Ministri Gonxhja shpjegon ndryshimet dhe rregullat

Nga YouTube te TikTok, miratohet ligji që ndryshon rregullat për të drejtën e autorit! Ministri Gonxhja shpjegon ndryshimet dhe rregullat

October 22, 2026
Vendimi i Strasburgut për Rumaninë, i pret hovin gjyqtarëve shqiptarë që i rritën vetë pagat e tyre!

Vendimi i Strasburgut për Rumaninë, i pret hovin gjyqtarëve shqiptarë që i rritën vetë pagat e tyre!

October 22, 2026
“Investimet janë në rrezik!”- Dhoma Amerikane e Tregtisë, apel për mbrojtjen e pronës: Të garantohet siguria e saj!

“Investimet janë në rrezik!”- Dhoma Amerikane e Tregtisë, apel për mbrojtjen e pronës: Të garantohet siguria e saj!

October 22, 2026
Rama dhe Vuçiç i shkruajnë Brukselit: Na integroni tani në tregun e përbashkët dhe në Shengen!

“Ka bërë një gabim”- Vuçiç mesazh Ramës: Edi, je treguar i butë me protestuesit! Ai është një nga asetet më të mëdha të Shqipërisë!

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In