• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Policia e Shtetit bën bilancin javor: Janë sekuestruar rreth 1 ton kanabis

by Java News
13/11/2022 14:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit në një javë ka finalizuar 28 operacione dhe megaoperacione  për goditjen e veprimtarive kriminale në vend.

Si rezultat i tyre, janë sekuestruar rreth 1 ton kanabis, 13 armë zjarri, 815 g kokainë, 110 g heroinë dhe 250 bimë narkotike, si dhe janë vënë në pranga 115 shtetas, për veprimtari të ndryshme kriminale.

Janë lokalizuar dhe kapur 18 persona në kërkim, nga të cilët 15 në kërkim kombëtar dhe 3 në kërkim ndërkombëtar, për vepra të ndryshme penale.

Megaoperacioni ndërkombëtar “FRIDA-REFOX”, nën koordinimin e EuroJust, u zhvillua nga skuadrat e përbashkëta hetimore, të përbëra nga Policia e Shtetit, SPAK, Policia dhe autoritetet gjyqësore spanjolle, për goditjen e veprimtarive kriminale në subjektet call center.

Megaoperacioni policor antidrogë “STUHIA”, në qarkun e Beratit, u finalizua me sekuestrimin e rreth 870 kilogramëve lëndë narkotike kanabis dhe 3 armëve të zjarrit, si dhe me vënien në pranga të 11 shtetasve, si organizatorë të kësaj veprimtarie kriminale.

Megaoperacioni policor antidrogë “TENTAKULAT”, në Tiranë, rezultoi me sekuestrimin e 745 g kokainë, 110 g heroinë, 1.3 kg kanabis, 5 peshoreve elektronike, si dhe shumave të parave. Për shpërndarje të drogave në doza, në lokale nate dhe në afërsi të shkollave, u vunë në pranga 15 shtetas.

Operacionet policore “Derveni” dhe “Vijimi”, në Krujë, çuan në zbulimin e 6 ambienteve të përshtatura për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave. U vu në pranga 1 shtetas dhe u gjetën 250 bimë narkotike e fidanë narkotikë në vazo.

Gjatë operacionit “Vespa”, në Shkodër, u godit një grup kriminal që merrej me shpërndarjen e drogave të ndryshme. U vunë në pranga 4 shtetas dhe u sekuestruan sasi kanabisi, sasi kokaine, një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe 2 elektroshokë.

Operacioni “Presentation”, në Elbasan, u finalizua me sekuestrimin e 33.5 kg lëndë narkotike kanabis e municioni luftarak, si dhe me vënien në pranga të 2 vëllezërve që e mbanin lëndën narkotike në banesë dhe në automjet.

Gjatë operacionit policor antidrogë “Restart 12”, në Kapshticë, u vu në pranga një 64-vjeçar, i cili u kap në flagrancë duke transportuar 9.2 kg kanabis që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Operacioni policor “Krane”, në Sarandë, u finalizua me sekuestrimin e 2.7 kg kanabis dhe me vënien në pranga të 2 shtetasve që tentuan ta trafikonin lëndën narkotike, drejt Korfuzit.

U vunë në pranga 2 shtetas që vodhën duke kanosur me armë zjarri, në banesën e një 40-vjeçari, në fshatin Brret, Krujë. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u sekuestruan arma e krimit, municion luftarak dhe sendet e vjedhura.

Në PKK Port Durrës dhe në Shkodër janë goditur 2 raste të kontrabandës së sasive të konsiderueshme të medikamenteve mjekësore; në Korçë është goditur një rast i kontrabandës së naftës dhe në Tiranë është goditur një rast i kontrabandës së aparateve celulare.

-Janë sekuestruar 965 kuti me medikamente mjekësore, 26 aparate celulare dhe sasi nafte, të kontrabanduara. Janë vënë në pranga 2 shtetas dhe janë në hetim, 7 të tjerë.

Operacionet policore “Poker” dhe “Game Over 2”, në Tiranë dhe në Kurbin, çuan në pranga 18 shtetas që organizonin lojëra fati, në kundërshtim me ligjin, 3 prej tyre organizatorë. U sekuestruan 2 tavolina pokeri, 11 makineta, çipsa, shuma parash e sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie.

Si rezultat i operacionit “Ngujimi”, të zhvilluar në Tiranë, u arrestua një 52-vjeçar që mbante të ngujuar, në banesë, dhe dhunonte bashkëshorten e fëmijët e tyre të mitur.

U parandalua përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me armë zjarri mes 2 shtetasve (kushërinj). Në kuadër të operacionit “Dorëz”, në Tiranë, u vu në pranga shtetasi që kanosi me armë zjarri dhe u sekuestrua arma.

Policia e Fierit zbardhi dhe dokumentoi me prova ligjore, një aksident rrugor me pasojë vdekjen. U identifikua dhe u arrestua autori.

Në kuadër të operacioneve “Perimetri 199” dhe “Road Guard 49”, në Korçë dhe në Gjirokastër, u arrestuan 2 shtetas, pasi u kapën në flagrancë duke transportuar emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Janë goditur 11 raste të vjedhjes së pronës ose pasurisë dhe janë vënë në pranga 7 shtetas.

Në vijim të angazhimit nga strukturat e Policisë, në bashkëpunim me agjencitë e tjera shtetërore, janë goditur 16 raste të krimeve mjedisore, 4 raste të vjedhjes së energjisë elektrike dhe janë trajtuar ligjërisht 35 raste të dhunës në familje.

-Nga shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë kësaj jave janë pezulluar në total 621 leje drejtimi, nga të cilat: 530 për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, 49 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 42 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

•Përmes përdorimit të alkool-testuesve janë arrestuar 38 drejtues mjetesh, nga këta: 22 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 16 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

•Janë arrestuar nga Policia Rrugore e Tiranës, 9 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore dhe 2 raste të drejtimit të automjetit, nën efektin e lëndëve narkotike.

-Policia Kufitare me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.

•Janë goditur 8 raste të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

•Gjithashtu, në të gjitha pkk-të e vendit, janë goditur: 1 rast i “Trafikimi i narkotikëve”, 1 rast i “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, si rezultat i të cilit u sekuestruan 25 000 euro të padeklaruara, 1 rast i “Kontrabandës me mallra të licencuara” dhe 2 raste të “Trafikimi i mjeteve motorike”.

U dokumentua veprimtaria kriminale dhe u arrestuan autorët e trafikimit të lëndëve narkotike, nëpërmjet PKK Rinas, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar me autoritetet policore turke.

Mirëmenaxhim policor profesional për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë tubimit të datës 12.11.2022, të zhvilluar në Tiranë, dhe për parandalimin e ngjarjeve që mund të cënonin sigurinë e tubuesve. U shoqërua një shtetas që përbënte rrezik për jetën e pjesëmarrësve në tubim dhe të punonjësve të Policisë. I shoqëruari qarkullonte me mjet prerës (thikë), në mes të pjesëmarrësve në tubim.

/s.f

Next Post
Iniciativa e Zhvillimit Global mbështetet mbi bashkëpunimin për sigurinë ushqimore

Iniciativa e Zhvillimit Global mbështetet mbi bashkëpunimin për sigurinë ushqimore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri i Mbrojtjes viziton ushtarët në kufi, Katz: Trupat izraelite do të qëndrojnë në Siri për sigurinë e shtetit hebre!

Ministri i Mbrojtjes viziton ushtarët në kufi, Katz: Trupat izraelite do të qëndrojnë në Siri për sigurinë e shtetit hebre!

August 25, 2026
“Unë e lashë duhanin”- Rrëfimi i kardiologut të njohur: Bëjini nder zemrës, hiqni dorë edhe ju! (VIDEO)

“Unë e lashë duhanin”- Rrëfimi i kardiologut të njohur: Bëjini nder zemrës, hiqni dorë edhe ju! (VIDEO)

August 25, 2026
Fluksi turistik shënon rekord të ri, në muajin korrik hynë mbi 2.8 milionë shqiptarë dhe të huaj, INSTAT raporton rritje me 6.1%

Fluksi turistik shënon rekord të ri, në muajin korrik hynë mbi 2.8 milionë shqiptarë dhe të huaj, INSTAT raporton rritje me 6.1%

August 25, 2026
Thriller me zhdukjen e një 29-vjeçari dhe djalit të tij 5-vjeçar në Belgjikë! Gjenden dy trupa, autoritetet: Asnjë pistë nuk përjashtohet

Thriller me zhdukjen e një 29-vjeçari dhe djalit të tij 5-vjeçar në Belgjikë! Gjenden dy trupa, autoritetet: Asnjë pistë nuk përjashtohet

August 25, 2026
SHBA në alarm, 2 persona vdesin nga fruthi në Pensilvani, i pari në 35 vjet! Regjistrohen rreth 400 të prekur

SHBA në alarm, 2 persona vdesin nga fruthi në Pensilvani, i pari në 35 vjet! Regjistrohen rreth 400 të prekur

August 25, 2026
Trump: SHBA ka pastruar të gjitha minat në Ngushticën e Hormuzit! Çdo anije iraniane që tenton t’i rivendosë, do shkatërrohet!

Trump: SHBA ka pastruar të gjitha minat në Ngushticën e Hormuzit! Çdo anije iraniane që tenton t’i rivendosë, do shkatërrohet!

August 25, 2026
Zbardhet dokumenti “Leptiri” që iu gjet Shahollit: Ja si planifikoi shërbimi sekret serb rekrutimin e Albin Kurtit gjatë kohës që ishte i burgosur në Serbi

Zbardhet dokumenti “Leptiri” që iu gjet Shahollit: Ja si planifikoi shërbimi sekret serb rekrutimin e Albin Kurtit gjatë kohës që ishte i burgosur në Serbi

August 25, 2026
“Ashtu ma dha truri!”- Goditi me tullë policen gjatë aksionit dhe e la pa ndjenja, i arrestuari: Isha i mërzitur se s’kisha hashash, inatin ua nxora atyre

“Ashtu ma dha truri!”- Goditi me tullë policen gjatë aksionit dhe e la pa ndjenja, i arrestuari: Isha i mërzitur se s’kisha hashash, inatin ua nxora atyre

August 25, 2026
Shefi i CIA-s udhëtim sekret në Moskë, John Ratcliffe takime të nivelit të lartë me zyrtarët rusë!

Shefi i CIA-s udhëtim sekret në Moskë, John Ratcliffe takime të nivelit të lartë me zyrtarët rusë!

August 25, 2026
Ekspertët e klimës/ Duhet konsumimi i më pak mishi për të reduktuar ngrohjen globale

Bota drejt rrënimit, paralajmërimi i shkencëtarëve: Ngrohja globale po rrit rrezikun e katastrofave ekstreme klimatike

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com