• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Policia e Shtetit bën bilancin e javës: 104 persona të arrestuar, sekuestrohen 87 kg kanabis

by Java News
20/11/2022 14:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e javës që lamë pas. Janë 21 operacione policore teksa janë arrestuar 104 persona për veprimtari të ndryshme kriminale.

Po ashtu janë sekuestruar rreth 87 kg kanabis, 5 armë zjarri, bimë narkotike. Ndërkaq policia ka zbardhur edhe ngjarjen e rëndë në Mallakastër ku një i moshuar u grabit dhe u dhunua e për pasojë humbi jetën në spital, për shkak të plagëve të marra.

Njoftimi i policise:

Policia e Shtetit, në një javë!

✅Angazhim në terren, 24/7, i strukturave të Policisë së Shtetit, në të gjitha qarqet e vendit, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmëritë në cilëndo formë të shfaqjes së tyre.

✅Janë finalizuar 21 operacione policore, nga strukturat e Policisë së Shtetit, dhe janë vënë në pranga 104 shtetas, për veprimtari të ndryshme kriminale.

✅Në kuadër të operacioneve, janë sekuestruar rreth 87 kg kanabis, 5 armë zjarri, bimë narkotike, mallra/produkte të ndryshme të kontrabanduara dhe sende të tjera të kundërligjshme.

✅Janë lokalizuar dhe kapur 16 persona në kërkim, nga të cilët 11 në kërkim kombëtar dhe 5 në kërkim ndërkombëtar, për vepra të ndryshme penale.

✅Një shtetas i kërkuar ndërkombëtarisht, i dënuar në Itali, me mbi 17 vjet burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, u arrestua në Durrës, gjatë operacionit “Koordinatat”, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

✅Operacioni “Klosi”/Veprimet profesionale nga Policia zbardhën vjedhjen e një shume parash, nën kërcënimin e armës dhe dhunës, në banesën e një të moshuari, në Klos, Mallakastër. 2 autorët u vunë në pranga.

✅Operacioni antidrogë “Bodin”, në Elbasan, u finalizua me arrestimin e 2 shtetasve që kishin përgatitur 58 kg kanabis, për shitje. Në pranga edhe kryetari i njësisë administrative dhe kryeplaku i fshatit, për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.

✅Finalizimi i fazës së dytë të operacionit “Vespa”, në Shkodër, çoi në pranga një 27-vjeçar që posedonte një armë zjarri pistoletë me fishekë, 800 gramë kanabis, doza kokaine dhe sende të tjera të kundërligjshme. Nën hetim edhe 2 shtetas të tjerë, që bashkëpunonin me 27-vjeçarin, për shitjen e lëndëve narkotike.

✅Një rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike u godit nga DVKM Shkodër, në bashkëpunim me DVP Shkodër, gjatë operacionit “Grabom”, si rezultat të cilit u sekuestruan 21.5 kg kanabis dhe u vunë në pranga 3 shtetas.

✅Një tjetër rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike u godit gjatë operacionit “Bags”, në Sarandë. U vunë në pranga 2 shtetas që u kapën me 5 kg kanabis.

✅Në vijim të operacionit antidrogë “Restart 12”, në Kapshticë, u vu në pranga 1 shtetas, bashkëpunëtor në tentativën për trafikim të lëndëve narkotike drejt Greqisë.

✅Në Lezhë, falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë u parandalua përshkallëzimi i dhunës në një familje. U vu në pranga 40-vjeçari që kanosi me armë gjahu familjarët e tij.

✅Gjithashtu, Policia e Lezhës, gjatë operacionit “Benefit”, ka vënë në pranga 2 shtetas, të cilët me anë të kanosjes me thikë, vodhën një shumë parash, në një banesë.

✅5 shtetas u vunë në pranga, gjatë 3 operacioneve të zhvilluara në Elbasan, Kukës dhe Korçë, për goditjen e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

✅Si rezultat i 2 fazave të operacionit “Electronics”, në Vlorë, u zbardhën 5 raste të vjedhjes. 3 shtetas u vunë në pranga, bashkëpunëtori i tyre u shpall në kërkim.

✅2 operacione në Durrës dhe 1 tjetër në Lezhë, u finalizuan për arrestimin e 4 shtetasve që kryenin vjedhje të ndryshme. Njëri prej tyre shpërndante edhe lëndë narkotike, në Tiranë dhe në Durrës.

✅2 operacione u finalizuan nga strukturat e DVP Tiranë dhe 1 tjetër nga strukturat e DVP Dibër, për goditjen e kontrabandës së mallrave të ndryshme.

-Janë sekuestruar aparate celulare, barna të ndryshme dhe bagëti, të kontrabanduara me qëllim tregtimin. Janë vënë në pranga 13 shtetas, 1 është shpallur në kërkim, ndërsa 10 të tjerë janë nën hetim.

✅Operacioni “Basti i fundit” goditi veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit, në Korçë. 20 shtetas u proceduan penalisht, 2 prej të cilëve u arrestuan.

✅Policia e Dibrës zbardhi plagosjen aksidentale të një të mituri. U vu në pranga autori dhe u sekuestruan 2 armë zjarri, që i kishte fshehur në mal.

✅Në vijim të angazhimit nga strukturat e Policisë, në bashkëpunim me agjencitë e tjera shtetërore, janë goditur 10 raste të krimeve mjedisore, 2 raste të vjedhjes së energjisë elektrike dhe janë trajtuar ligjërisht 24 raste të dhunës në familje.

-Nga shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë kësaj jave janë pezulluar në total 697 leje drejtimi, nga të cilat: 631 për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, 49 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 17 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Përmes përdorimit të alkool-testuesve janë arrestuar 36 drejtues mjetesh, nga këta: 20 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 16 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.Janë goditur nga Policia Rrugore e Tiranës, 7 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore dhe 2 raste të drejtimit të automjetit, nën efektin e lëndëve narkotike.

-Policia Kufitare vijon kontrollet në kufirin tokësor dhe atë detar, si dhe në pikat e kalimit kufitar, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.

Janë goditur 28 raste të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Gjithashtu, në të gjitha pikat e kalimit kufitar, janë goditur: 2 raste të “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”- si rezultat u sekuestruan rreth 31 600 euro të padeklaruara; 1 rast i “Kontrabanda me mallra të licencuara” dhe 3 raste të “Falsifikimi i dokumenteve”.

✅Planet e masave, të hartuara dhe të zbatuara nga Policia, garantuan rendin dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas 2 ndeshjeve të futbollit që u zhvilluan gjatë javës, në stadiumin “Air Albania”.

Angazhim maksimal nga shërbimet e Policisë, për t’iu ofruar qytetarëve një shërbim sa më cilësor, si dhe për të garantuar, në bashkëpunim me oficerët e sigurisë dhe stafet pedagogjike, vijimin e procesit mësimor sa më të sigurtë.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të paligjshmërisë, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

/s.f

Next Post
Ushtria në terren te Harku i Bërdicës, disa makina nën ujë. Peleshi: Rreziku është që uji të shkaktojë përmbytje në Dajç

Ushtria në terren te Harku i Bërdicës, disa makina nën ujë. Peleshi: Rreziku është që uji të shkaktojë përmbytje në Dajç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hiqet monitorimi për Sarkozy, Gjykata e Parisit lehtëson masën ndaj ish-presidentit francez

Hiqet monitorimi për Sarkozy, Gjykata e Parisit lehtëson masën ndaj ish-presidentit francez

May 7, 2026
Kjo klasë politike dhe kjo drejtësi nuk mund të bashkëjetojnë me njëra-tjetrën

Idealizimi i tepruar i sistemit zgjedhor

May 7, 2026
Spahiu: Avokati i arrestuar nuk kreu vepër penale, por shkelje etike dhe rregulli në seancë

Spahiu: Në demokracitë perëndimore garë për kryetar bën partia që humb zgjedhjet dhe jo ajo që fiton

May 7, 2026
“Doktori është dhe Doktori do të jetë”, Shehi për zgjedhjet në PD: Këtë teatrin ta kursenin!

“Doktori është dhe Doktori do të jetë”, Shehi për zgjedhjet në PD: Këtë teatrin ta kursenin!

May 7, 2026
Hantavirusi, BE aktivizon Mekanizmin e Mbrojtjes Civile, nesër vendosen protokollet e karantinës

Hantavirusi, BE aktivizon Mekanizmin e Mbrojtjes Civile, nesër vendosen protokollet e karantinës

May 7, 2026
PD të premten protestë, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë

PD të premten protestë, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë

May 7, 2026
Tronditet Saranda! Vritet me plumb në kokë pronari i një karburanti, detajet e para

Tronditet Saranda! Vritet me plumb në kokë pronari i një karburanti, detajet e para

May 7, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

Berisha i vetëm në garë, Balliu: Pronari real i PD nuk është Saliu, por Shkëlzeni!

May 7, 2026
Taksat mbi pagat në Evropë, sa u mbetet në xhep beqarëve dhe sa kursejnë familjet me fëmijë?

Taksat mbi pagat në Evropë, sa u mbetet në xhep beqarëve dhe sa kursejnë familjet me fëmijë?

May 7, 2026
Pas sherrit përplas me makinë 40-vjeçarin, arrestohet një person në Fier

Sherr në një mobileri Nikël, përfundojnë në spital dy vëllezër, autorët në kërkim

May 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In