Italia ndodhet në panik, pak orë para se përfaqësuesja të luajë ndeshjen e dytë të kampionatit europian përballë Zvicrës. Një alarm për bombë, ka ngritur në këmbë të gjithë policinë e Romës.
Alarmi është dhënë vetëm pak minuta më parë, në sheshin “Mazzini”, shumë pranë stadiumit ‘Olimpico’, ku dhe pritet të luhet ndeshja mbrëmjen e sotme, shkruan Gazzeta.it.
Policia ka dalë në terren dhe po kryhen kontrolle, teksa aktualisht qarkullimi në këtë zonë është ndaluar.
/b.h