• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Policia e moralit në ofensivë ndaj modës në Iran

by Aalison Pearse Stevens
23/05/2016 13:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka disa kohë që bota e modës në Iran po përjeton një fazë hapjeje të lehtë. Por tani disa modele janë arrestuar, sepse kanë publikuar „foto jo konform islamit“. Stilistët iranianë i tremben represioneve.

Në tre dekadat e fundit është krijuar në Iran një botë e modës, relativisht e lirë. Pas shumë vitesh në ilegalitet, në vitet e fundit ajo ka filluar të veprojë hapur. Nga evenimenti zyrtar “Java e Modës në Teheran” deri në sfilatat ilegale.

Evenimentet e modës gjallojnë si kërpudhat pas shiut. Por tani policia iraniane për internetin, pjesë e Gardës së Revolucionit, ka arrestuar nëntë persona, ndër ta shtatë femra. Akuza: Në Instagram ato kanë publikuar foto pa shami koke.

Sipas njoftimit të autoritetit iranian, në kuadër të operacionit “Merimanga 2” janë identifikuar edhe 170 persona të dyshuar. Këtu nuk bëjnë pjesë vetëm modele, por edhe fotografë, stilistë dhe administratorë të internetit.

Operacioni „‘Merimanga 2′ është rezultat i një lufte dyvjeçare kundër sfilimit dhe botës së modës“, thotë prokurori i Teheranit, Abas Dolatabadi në intervistë me agjencinë iraniane, ILNA. Aksioni „ka sjellë mbylljen e një sërë faqesh interneti“, konkludon Dolatabadi.

Në ilegalitet, por jo në zhdukje

Nasime, një stiliste thotë në intervistë me Deutsche Ëellen, se „gjithçka ndodhi shumë papritur. “ Shoqja ime më telefonoi një mëngjes dhe më tha, unë duhet të ndërroj menjëherë statusin në Instagram nga publik në privat“, rrëfen 28 vjeçarja, që punon prej 5 vjetësh si stiliste.

Për shumë firma të vogla apo të vetëpunësuar të degës së modës në Iran, rrjetet sociale si Telegram apo Instagram janë mjetet e vetme në dispozicion për reklamim. Edhe Nasimja i ka gjetur klientët përmes Instagramit.

„Kur profili im u bë publik, atëherë filluan të abonohen 100 përdorues të rinj në ditë.“ Por tani për tani kjo histori suksesi ka marrë fund për Nasimen. “As unë nuk do të ndiqja ndonjë kanal, ku nuk shoh gjë tjetër veç emrit”, thotë ajo. Megjithatë stilistja do ta vazhdojë punën.

Edhe Pouria, një fotograf nga qyteti i pelegrinazhit, Mashahd nuk do të lejojë frikësohet. Në vitin 2011 ai u arrestua në një valë arrestimesh kundër muzikantëve dhe prodhuesve të videoklipeve. Vetëm pas 100 ditësh ai u lirua.

Megjithë këtë përvojë, Pouria e sheh si shumë të vogël efektin që kanë aksione të tilla. “Një ditë pas lirimit unë kisha kërkesa për disa seanca fotografimi”, kujton ai. “Nuk mund ta dorëzosh nga sot me nesër profesionin dhe pasionin”, thotë ai.

Demonstrim pushteti i konservatorëve

Skena artistike në Iran i njeh prej kohësh situata të tilla. Pas një tronditjeje shokuese, projektet vazhdojnë. Pouria i shikon këto aksione më shumë si demonstrim pushteti të forcave konservatore, në një kohë që në Teheran kanë marrë hov forcat e orientuara nga reformat.

„Këtë e përjetuam edhe pas mandatit të parë të Mohamad Khatamit si president“, sqaron fotografi tezën e tij. „Pas çdo suksesi të reformistëve, konservatorët në Iran reagonin me një kundërgoditje. Me këtë vihet sidomos nën presion gjenerata e re“, thekson Pouria.

Aksioni „Merimanga 2“ nuk është masa e vetme e forcave konservatore në kohët e fundit. Pas suksesit të forcave të orientuara nga reformat në zgjedhjet parlamentare në shkurt 2016, u forcuan patrullat e policisë së ashtuquajtur, policia e zakoneve.

Ndërsa mbikqyrësit e moralit, të veshur civilë vëzhgojnë tani me shumë vëmendje respektimin rregullave të sjelljes dhe veshjes në publik.

Rinia iraniane e sheh këtë me qetësi. Me një app të ri anonym, të zhvilluar për smarphone, iranianët e rinj reaguan ndaj përpjekjeve kufizuese të forcave konservatore. “Gershad” u mundëson përdoruesve të japin apo të shohin në app vendndodhjen reale të policëve të moralit në një hartë të posaçme.

„Edhe kjo do të marrë fund“, thotë Pouria lidhur me valën aktuale të arrestimeve. “Normalisht lirohesh pas një numri të caktuar ditësh në arrest.” Dhe me pak ironi ai shton: “Kështu ke një arsye të mirë për të bërë kërkesën për azil jashtë vendit.”, përgatiti DW. (b.an)

Next Post

Reforma në Drejtësi, Lu shkon te Xhafaj para mbledhjes së Komisionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com