• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Policia e Kosovës sjell Albin Kurtin të prangosur në gjykatë

by Aalison Pearse Stevens
23/02/2016 09:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Kosovës, para pak çastesh, e kanë sjellë deputetin e Vetëvendosjes, Albin Kurti në gjykatë. Siç bëhet e ditur nga terreni, Kurti është sjellë i prangosur pasi që për të njëjtin ka ekzistuar urdhri për sjellje me detyrim për shkak të mungesës së tij në seancën e kaluar.

Kurti: Sistemi i Drejtësisë Hallkë e ‘Zajednicës’

Ka nisur seanca kundër Albin Kurtit, Donika Kadaj-Bujupit, Albulena Haxhiut e Faton Topallit.Sot është seanca në të cilën të akuzuarve dhe avokatëve të tyre u mundësohet kundërshtimi i aktakuzës. Kurti, Haxhiu, Topalli e Kadaj-Bujupi akuzohen nga prokuroria për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Rasti i tyre lidhet me aktivizimin e gazit lotsjellës nëpër seancat e kaluara të Kuvendit të Kosovës.

Në fillim të seancës Hedije Ademi, avokatja sipas detyrës zyrtare e Albin Kurtit, tregoi se e ka dorëzuar me shkrim kundërshtimin e aktakuzës, ndërsa i mbetet besnike atij kundërshtimi. Pastaj Albin Kurti tha se avokatja Hedije Ademi nuk e përfaqëson atë. Edhe Kurti tha se qëndron prapa kundërshtimit të aktakuzës. “Për bindjen time policia, prokuroria, gjyqësia janë hallaka të ‘zajednicës’ në Kosovë,” tha Kurti. Donika kadja-Bujupi u dha të drejtë veprimeve opozitare. “Ne e mbrojtëm kushtetutën me veprimet tona dhe kjo u konfirmua edhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe kjo konfirmon se ne asnjëherë nuk kemi qenë në konflikt me ligjin,” tha Kadaj-Bujupi. Albulena Haxhiu nuk u deklarua fare.

Opozita vitin e kaluar kërkonte tërheqjen e nënshkrimit të qeverisë nga marrëveshjet për asociacionin dhe demarkacionin të nënshkruara më 25 e 26 gusht të 2015-ës, ndërsa sivjet kërkon dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhjeve të lira, pasi Gjykata Kushtetuese më 23 dhjetor 2015 konstatoi se parimet e marrëveshjes për asociacionin nuk janë plotësisht në pajtim me frymën e kushtetutës. Opozita po mundohet ta pengojë edhe punën e Kuvendit me hedhjen e gazit lotsjellës. Kjo ndodhi edhe në seancën e së premtes së kaluar.

Next Post

Kosovë, orari i opozitës për qëndrim në tenda para qeverisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të miturit u shtruan në spital, drejtori i Ujësjellësit në Vlorë: Uji është i pastër, edhe fëmijët e mi e pinë!

Të miturit u shtruan në spital, drejtori i Ujësjellësit në Vlorë: Uji është i pastër, edhe fëmijët e mi e pinë!

November 9, 2026
GJKKO e la në arrest shtëpie, ish-drejtuesja e SHISH apelon masën

Rëndohen pozitat penale të ish-kreut të SHISH! Hyseni nën hetim edhe për korrupsion e pastrim parash

November 9, 2026
Berisha sulmon Ramën për “Albanian File”: 523 projekte në shkelje të ligjit, Shqipëria në kthetrat e karteleve të drogës

Berisha sulmon Ramën për “Albanian File”: 523 projekte në shkelje të ligjit, Shqipëria në kthetrat e karteleve të drogës

November 9, 2026
Seanca për Fatmir Mediun për çështjen “Gërdeci”/ Prokuroria kërkon dëshminë e sekretares së ish-ministrit të Drejtësisë

Mediu në GJKKO: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë për Partizanin. E kishim mendjen tek NATO

November 9, 2026
Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

November 9, 2026
Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

November 9, 2026
Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

November 9, 2026
VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

November 9, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

November 9, 2026
Arrestohet në Shqipëri “mbreti i heroinës”, trafikoi 703 kg drogë nga Irani në Europë

Kapet me dy paketime kanabisi në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek në Rinas

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In