• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Policia e Kosovës/ Mbi 800 serbë të interesuar të veshin uniformën

by Java News
20/08/2018 16:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbi 800 serbë të Kosovës kanë shprehur interesim që të bëhen e pjesë e Policisë së Kosovës.

Nga ky numër, 432 prej tyre që kanë konkurruar janë nga 4 komunat veriore të vendit, ndërsa prin Mitrovica e Veriut, e pasuar nga Leposaviqi. Këtë e konfirmon edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi. “Jashtëzakonisht më shumë se sa kemi pritur, më shumë se sa kemi planifikuar, si proces edhe na ka shkaktuar këto vonesa, për shkak të konkurrencës dhe interesimit tepër të madh të atyre që dëshirojnë të veshin uniformën e zyrtarëve policorë”, tha Gashi, raporton RTK. Analisti serb, Ljubomir Stanojkoviq, thotë se kjo nuk është e rastësishme. Ai, dyshimet i hedh duke thënë se në njërën anë ka pjesëtarë serbë të cilët largohen nga FSK-ja dhe në anën tjetër rritet interesimi për policinë.

“Shikoni, jemi dëshmitarë të faktit se në njërën anë është shtuar numri i aplikimeve për të punuar në Policinë e Kosovës, e në anën tjetër në mënyrë masive po i lëshojnë Forcat e Sigurisë së Kosovës. Këtu ka një arsye, nuk është veç rastësisht kjo, se pse në situatën në të cilën ndodhet Kosova, është vështirë të gjendet punë, edhe nëse punon në sektorin privat nuk e ke të sigurt se sa do zgjasë ai vend pune, prandaj të gjithë po përpiqen që të punojnë në sektorin publik.

E njëri prej vendeve të punës, që është më së shumti i kërkuar, që është më atraktiv dhe interesant dhe sigurisht edhe më i pranuar për të rinjtë, e sidomos të komunitetit serb, është puna në Policinë e Kosovës”, tha Stanojkoiq. Kurse kryetari i Partisë Serbe Progresive Demokratike, Nenad Rashiq, thotë se presioni për largimin e pjesëtarëve serbë nga FSK-ja, erdhi vetëm për t’i zëvendësuar me serbët të cilët vijnë nga komunat veriore. Madje Rashiq thotë se institucionet e Kosovës, pavarësisht kritereve të një konkursi, favorizojnë serbët nga veriu i vendit.

“Çfarë janë qëllimet në këtë moment unë mundem vetëm të supozoj. Nuk jam i sigurt se çfarë qëllimesh apo çfarë benefite mund të ketë ndonjë politikan ose ndonjë parti  politike duke përjashtuar një numër të madh të serbëve të cilat kanë jetuar në  situatë të rëndë financiare dhe tash pas largimit nga puna kjo edhe më shumë i komplikon gjërat, e në veçanti për serbët  e jugut.

Unë mund të supozoj si njeri, si politikan, si një njeri që jeton në jugun e Kosovës, që kjo bëhet vetëm për shkak se siç po më duket ne serbët e jugut i pengojmë Beogradit dhe Prishtinës. Pra, ne jemi serbët e askujt dhe aty është problemi kryesor që me neve ose serbët e jugut manipulohet në formën ekstreme dhe në formën ku jemi përgjegjës për të gjitha anët, për të gjitha palët brenda procesit”, tha Rashiq.

Plator Avdiu, nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, thotë se Policia e Kosovës është institucioni në të cilin integrimi i pjesëtarëve serbë është më i lehtë dhe kjo falë disa zhvillimeve politike.

“Dihet që ka pasur një integrim më të lehtë të komunitetit serb në Policinë e Kosovës edhe si rrjedhojë e disa zhvillimeve politike, siç është formimi i drejtorisë rajonale për polici të Kosovës në veri të vendit. Sigurisht kjo ka ndikuar, dhe ky interesim po vazhdon ende edhe në konkursin e fundit të shpallur nga PK. Kjo tregon se institucionet e Kosovës janë të hapura për familjet e të gjitha komuniteteve nga radhët e tyre, dhe kjo ndoshta është edhe arsyeja më e fortë për interesin e komunitetit serb në konkursin e Policisë së Kosovës”, tha Avdiu.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bejtush Gashi tha se procesi i përzgjedhjes së kandidatëve do të jetë transparent dhe sipas meritave.

Numri i kandidatëve nga komuniteti serb i gjinisë femërore që do t’i hyjnë garës në polici, është tre herë më i ultë se sa ai i meshkujve, përgatiti Telegrafi. (b.an)

Next Post
EMRAT/ Arrestohen dy transportues droge në Gjirokastër

EMRAT/ Arrestohen dy transportues droge në Gjirokastër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE rikonfirmon mbështetjen për Ukrainën dhe procesin e anëtarësimit, Von der Leyen bisedë telefonike me Zelenskyn

BE rikonfirmon mbështetjen për Ukrainën dhe procesin e anëtarësimit, Von der Leyen bisedë telefonike me Zelenskyn

May 27, 2026
Vizita e Dendias në Tiranë, Preç Zogaj: Ftohje mes dy vendeve vitet e fundit

Vizita e Dendias në Tiranë, Preç Zogaj: Ftohje mes dy vendeve vitet e fundit

May 27, 2026
Vangjeli: Kemi shumë probleme me Greqinë, ja faktori që mund të kushtëzojë politikat me fqinjët!

Vangjeli: Kemi shumë probleme me Greqinë, ja faktori që mund të kushtëzojë politikat me fqinjët!

May 27, 2026
Meta dhe Veliaj mund të lirohen nga burgu? Juristi sqaron vendimin e fundit të Kolegjeve të Bashkuara

Meta dhe Veliaj mund të lirohen nga burgu? Juristi sqaron vendimin e fundit të Kolegjeve të Bashkuara

May 27, 2026
“Bordi i Paqes” i Trump ku bën pjesë edhe Shqipëria, pa financim/ FT: Zero dollarë të disbursuar, nga 17 miliardët e premtuar

“Bordi i Paqes” i Trump ku bën pjesë edhe Shqipëria, pa financim/ FT: Zero dollarë të disbursuar, nga 17 miliardët e premtuar

May 27, 2026
Shkeli perimetrin e sigurisë me “Jet Ski” dhe rrezikoi pushuesit, 100 mijë lekë gjobë për drejtuesin në Velipojë

Shkeli perimetrin e sigurisë me “Jet Ski” dhe rrezikoi pushuesit, 100 mijë lekë gjobë për drejtuesin në Velipojë

May 27, 2026
“Opeli” përplas 21-vjeçaren që lëvizte me biçikletë në Vlorë, e reja përfundon në spital

“Opeli” përplas 21-vjeçaren që lëvizte me biçikletë në Vlorë, e reja përfundon në spital

May 27, 2026
Ia siguroi mbidozën fatale të ketaminës, dënohet me mbi 3 vjet burg asistenti i aktorit Matthew Perry

Ia siguroi mbidozën fatale të ketaminës, dënohet me mbi 3 vjet burg asistenti i aktorit Matthew Perry

May 27, 2026
Procesi ndaj Veliajt/ Ish-prokurori: Po privohet nga ushtrimi i detyrës së kryebashkiakut; Juristi: Nasta dhe Nesti duhet të dilnin me fytyrë

Procesi ndaj Veliajt/ Ish-prokurori: Po privohet nga ushtrimi i detyrës së kryebashkiakut; Juristi: Nasta dhe Nesti duhet të dilnin me fytyrë

May 27, 2026
Plagosën me armë pakistanezin në Greqi, arrestohen 3 shqiptarë, 2 të tjerë ja mbathin

Plagosën me armë pakistanezin në Greqi, arrestohen 3 shqiptarë, 2 të tjerë ja mbathin

May 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In