• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Policia e Fierit prej 10 ditësh në kërkim të një emigranti

by Java News
01/04/2018 15:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Fierit prej 10 ditësh në kërkim të një emigranti

U shpall i zhdukur nga Policia, ende mister fati i 54-vjeçarit Nazmi Goxhaj. Prej 10 ditësh një 54-vjeçar nga Fieri është shpallur i zhdukur dhe pavarësisht kërkimeve nga ana e Policisë, ende nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e Nazmi Goxhajt.

Ai humbi kontaktet me familjarët vetëm një ditë pasi ishte kthyer nga Greqia për në banesën e tij në Patos. Familjarët e Goxhajt dyshojnë se i afërmi i tyre është mbytur në ujërat e lumit Seman.

Nga Holanda ka ardhur i biri për të gjetur babain e tij të zhdukur. Erges Goxhaj u njoftua nga familjarët se babai i tij, Nazmi Goxhaj, kishte shkëputur kontaktet me ta që prej datës 21 mars. I riu nuk beson se babai i tij ka kryer vetëvrasje dhe thotë të gjendet trupi për t’i dhënë fund dyshimeve të tij.

“Ai person nuk e vriste veten, nuk hidhej ai nga ura të vriste veten, unë për Nazmi Goxhajn jap jetën se nuk e vriste veten ai, se ishte mirë me shtëpi, me toka në Greqi me qira, unë në Holandë me punë, vëllai i vogël në Athinë në spital. Kemi bërë denoncim në Polici dhe ata bëjnë punën e tyre, po kanë kaluar 10 ditë, dua të gjej trupin e babait tim”, ka thënë Ergesti.

 

Babai i tij, Nazmi Goxhaj, ishte kthyer nga Greqia 10 ditë pasi ishte kthyer gruaja e tij. Pas denoncimit në Polici, banorë të zonës së Semanit deklaruan se kishin parë një burrë që po mbytej në lumë. Por që nuk kanë mundur t’i japin ndihmë.

“Ne e pamë që bërtiste dikush në lumin Seman. I folëm, por në pak minuta na u zhduk. Vetëm kokën i shikonim. Ishte duke u mbytur”, kanë thënë punëtorët e disa serave në anë të lumit.

Nga hetuesit mësohet se, 54-vjeçari që prej datës 21 mars është nisur nga Athina pa dijeninë e askujt për t’u kthyer në Shqipëri. Ndërkohë që 10 ditë para tij, në Shqipëri kish ardhur edhe bashkëshortja e vet. Ditën e largimit nga banesa, ka qenë djali i vogël i tij që ka vënë re largimin e të atit, ndërsa ka thënë se para largimit kish marrë nga shtëpia 100 euro.

Djali ka lajmëruar nënën e vet, duke i thënë se babai ishte larguar pa lajmëruar.

Pas kësaj, e shoqja ka bërë një deklarim në Polici në datën 23 mars, duke e shpallur në kërkim si të zhdukur. Pas kësaj, Policia ka verifikuar se Nazmiu kishte udhëtuar me agjencinë “Top Line” dhe ka kaluar kufirin po atë ditë.

Po ashtu, nga verifikimi i kamerave është parë se 54-vjeçari ka ardhur në orët e mbrëmjes deri te pallati ku banonte në Patos. Po ashtu, të nesërmen në mëngjes ai është parë të dalë nga shtëpia dhe është larguar pa lënë gjurmë. Kanë qenë disa banorë që kanë denoncuar se kishin parë një person duke u mbytur në lumë, rreth 800 metra larg tyre.

Edhe pse banorët i kanë bërë thirrje të notonte në të kundërt të rrymës së ujit duke i shkuar në ndihmë, vetë personi nuk ka bërë asnjë përpjekje për të shpëtuar, duke lënë të kuptohej që po vetëmbytej. Policia e Fierit, forcat Renea dhe përforcime nga pyjorja, kanë disa ditë që po kërkojnë trupin e tij, por ende pa rezultat. (Panorama)

Next Post
Deputeti i Nismës: “Ishte Thaçi që organizoi aksionin për deportimin e 6 turqve”

Deputeti i Nismës: “Ishte Thaçi që organizoi aksionin për deportimin e 6 turqve”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In