• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Policia e Elbasanit dhe krimi/ Skenari me tre oficerët që morën 100 milion lekë për vrasjet mafioze?!

by Java News
07/07/2021 22:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Elbasani  është një ndër qarqet me nivelin më të lartë të kriminalitetit sa i përket vrasjeve mafioze dhe trafikut të drogës dhe duket se kjo nuk ndodh rastësisht.

Mpleksja e oficerëve të lartë të policisë me elementë kriminalë duket se ia ka dorëzuar qytetin bandave duke prerë në besë qytetarët, të cilëve tashmë iu duket vetja sikur janë banorë të ndonjë qyteti meksikan ku lufta mes karteleve të drogës bëhet hapur në mes të ditës , ku palë është edhe policia.

Vera e vitit të shkuar ishte një ndër më të “nxehtat” në këtë qytet, ku brenda pak muajsh, për shkak të luftës me grupeve të trafikut të drogës u vranë një numër i madh personash. Prokuroria dhe SHÇBA dyshojnë se të paktën në dy prej vrasjeve të bujshme ishin përfshirë oficerë të lartë në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit, për të cilët tashmë është faktuar nga prokuroria se dhanë informacione për lëvizjet e objektivave.

Bëhet fjalë pikërisht për ekzekutimin e Emiljano Ramazanit dhe mikut të tij Regis Runajt në korrik të vitit të shkuar, ku prokuroria gjeti fakte sipas të cilave tre oficerë policie morën pagesa deri 100 milion lekë për të gjurmuar dhe sinjalizuar vrasësit në lidhje me lëvizjet e të rinjve.

Sipas prokurorisë, policët me detyra të larta ndiqnin Ramazanin dhe Runajt, të cilët dyshoheshin se kishin lidhje me një grup trafikantësh droge dhe të dhënat për lëvizjet e tyre ia jepnin grupit rival.

Në gusht të 2020-ës, policia arrestoi dy të rinj nga Elbasani, Xhuljano Hoxha dhe Eugen Halili, si autorë të dyshuar të vrasjes së Emiljano Ramazanit, si dhe të Regis Runajt.

Pas zbardhjes së plotë të ngjarjes dhe marrjes së dëshmive të të arrestuarve, prokuroria zbuloi pikërisht se ishin të dhënat e marra nga policët për lëvizjet e Ramazanit dhe Runajt që ndihmuan autorët për ekzekutimin e tyre.

ABC raportoi në atë kohë se çështja u mor në dorë ngë SHÇBA dhe tre oficerët e lartë të policisë, tashmë në rolin e informatorëve të trafikantëve, u transferuan në drejtori të tjera të policisë.

Gjithçka u zbulua në mars, ndërsa sëfundmi abcneës.al mëson se “shefat” janë treguar zemërgjerë ndaj tre vartësve që morën 100 milion lekë për t’i dorëzuar vrasësve Ramazanin dhe Runajn.

Policia e Elbasanit duhet të vërtetojë tashmë nëse i shërben qytetarëve apo bandave duke i treguar opinionit publik se çfarë ka ndodhur me tre oficerët e policisë që u përfshinë në një skenar mafioz për eliminimin e dy të rinjve.

A janë përjashtuar apo ata vijojnë të mbajnë uniformë pavarësisht se prokuroria ka vërtetuar përfshirjën në ngjarje të bujshme kriminale? /abcnews.al

Next Post
Champions/ Teuta humbet me katër gola kundër Sherif në “Niko Dovana”

Champions/ Teuta humbet me katër gola kundër Sherif në “Niko Dovana”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pikëpyetjet mbi “Rinia Nacionaliste” dhe lidhjet me “Forumi Rinor Islamik”

Pikëpyetjet mbi “Rinia Nacionaliste” dhe lidhjet me “Forumi Rinor Islamik”

November 11, 2026
Ishte kthyer në makth për Majorkën, arrestohet “skifteri” shkodran; plan të vidhte dhjetëra shtëpi për Krishtlindje

Fusha e betejës së grupeve kriminale shqiptare! Pazaret e drogës e ekzekutimet, shqiptarët që u vranë në Spanjë

November 11, 2026
VIDEO/ Sot protesta e 165-të, studentët bllokojnë Tiranën dhe marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

VIDEO/ Sot protesta e 165-të, studentët bllokojnë Tiranën dhe marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

November 11, 2026
“Nuk kam lidhje me ngjarjen”, Robert Duka mohon grabitjen e 60 mijë eurove në bankën te Komuna e Parisit

“Nuk kam lidhje me ngjarjen”, Robert Duka mohon grabitjen e 60 mijë eurove në bankën te Komuna e Parisit

November 11, 2026
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

18 miliardë lekë për Bujqësinë në 2027, Salla: Rritet me 10% buxheti për fermerët dhe prodhimin vendas

November 11, 2026
Pa marrëveshje për paqen, por me një rezultat konkret/ Çfarë u arrit në negociatat Ukrainë-Rusi

Pa marrëveshje për paqen, por me një rezultat konkret/ Çfarë u arrit në negociatat Ukrainë-Rusi

November 11, 2026
U qëllua me plumb gome gjatë protestës në Tiranë, nis në Romë operacioni i dytë për Erjon Vishkullin

U qëllua me plumb gome gjatë protestës në Tiranë, nis në Romë operacioni i dytë për Erjon Vishkullin

November 11, 2026
Përsëri shqiponja dykrenare! Drake surprizon me bizhuterinë luksoze në klipin e ri

Përsëri shqiponja dykrenare! Drake surprizon me bizhuterinë luksoze në klipin e ri

November 11, 2026
Një javë pasi doli nga burgu, 19-vjeçari grabit dy herë arkën e një objekti kulti, arrestohet nga policia

Një javë pasi doli nga burgu, 19-vjeçari grabit dy herë arkën e një objekti kulti, arrestohet nga policia

November 11, 2026
Apeli dënon me 7 vite e 4 muaj burg ish-kreun e Operacionales. Konfiskohen apartamente dhe 1.3 milionë euro

Apeli dënon me 7 vite e 4 muaj burg ish-kreun e Operacionales. Konfiskohen apartamente dhe 1.3 milionë euro

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In