Ishte menduar si një grabitje e thjeshtë, pasi pronarët e shtëpisë në një provincë të vogël të Italisë kishin shkuar me pushime, por jo gjithçka ka shkuar mirë për dy grabitës shqiptarë.
Emrat e shqiptarëve nuk bëhen me dije nga media italiane, por fjala është për një 35 vjeçar dhe një 28 vjeçar, të dy grabitës “të vjetër” në zanat. Prej disda kohësh dy shqiptarët grabisnin sistematikisht në provincën e Lodit në Itali, por bastistja e fundit e tyre do të ishte dhe rasti ku atyre do t’u viheshin prangat.
Policia ka nisur aksionin për t’i kapur shqiptarët në flagrancë dhe ashtu ka ndodhur. Madje aksionit të policisë i janë bashkëangjitur edhe disa ushtarë, teksa shqiptarët po vidhnin apartamentin, të qetë dhe jo në dijeni se jashtë i prisnin prangat. Por ka mjaftuar një thirrje e policisë “jeni të rrethuar”, që shqiptarët të kuptonin se kjo do të ishte vjedhja e tyre e fundit.
Policia i ka arrestuar të dy ndërsa gjatë këqyrjes janë sekuestruar një sërë sendesh me vlerë (celularë, kompjutera, kamera, bizhuteri, para, etj). Policia ka arrestuar madje dhe një grua, e cila ishte e dashura e njërit prej dy “skifterëve” shqiptarë