• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Policia dhe SHISH zbardhin emrat e 26 shqiptarëve në ISIS

by Java News
27/11/2015 19:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janë 26 shqiptarë aktiv në krah të luftëtarëve të ISIS-it dhe organizatave të tjera, që janë pjesë e luftimeve kundër regjimit të Bashar-Al-Asadit.

ABC News ka mësuar se sektori i antiterrorit në policinë e shtetit me ndihmën e agjentëve të Shërbimit Informativ Shtetërore, kanë zbardhur emrat e 26 shqiptarëve që dyshohet se ndodhen në Siri.
Burimet thonë se emrat e këtyre personave janë zbardhur nga hyrje-daljet në pikat e kalimit kufitar të clët kishin destinacion Sirin. Për formulimin e kësaj liste, burimet thonë se kanë kontribuar edhe deklarimet e personave të kthyer nga lufta në Siri, kontaktet me familjarët e disa prej tyre dhe informacioneve operative. Nga ana tjetër, mësohet se edhe institucioni I SHISH-it ka verifikuar emrat nga homologët e tyre turq, Italian, grek, maqedonas dhe kosovar, pasi disa prej shtetasve shqiptar kanë përdorur aeroportet dhe pikë kalimit kufitare të këtyre vendeve për t’ju bashkuar luftëtarëve të ISIS-it në Siri e Irak. Por nuk përjashtohet mundësia që ndonjëri nga këto persona, të jetë larguar drejt vendeve të BE-së për shkak se kthimi në Shqipëri është I pamundur, që pas ndryshimit të ligjit që burgos të gjithë ata persona që kanë luftuar në vendet e huaja. Gjithashtu, burimet thonë se vendndodhja e disa prej tyre nuk dihet, për shkak se mungon informacioni i detajuar. Edhe disa nga familjarët e këtyre personave, janë shprehur se prej kohësh nuk kanë kontakte me njerëzit e tyre, siç ishte edhe dëshmia e vajzës së Mustafa Kuçit i cili është larguar në janar të 2014 nga Shqipëria.
Nga ana tjetër burimet thonë se më aktivët në luftime në Siri dhe që dihet vendndodhja e tyre është për shtetasit Almir Daci I njohur si ish-imami i xhamisë së Leshnicës, i cili është larguar së bashku me familjen drejt Sirisë. Sipas prokurorisë, ky ka qenë edhe personi i kontaktit me të pandehurit që ndodhen në process gjykimi pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda si rekrutues të besimtarëve musliman. Bashkë me Almir Dacin mendohet se janë edhe Nertil Hysenllari, Adrian Kuqo, Besmir Cake dhe Krenar Shuli.
Sipas policisë, kësaj liste mund t’i shtohen edhe shtetas të tjerë shqiptar të cilët kanë qenë në emigrim dhe që andej i janë bashkuar luftëtarëve në Siri e Irak. Mësohet se numri i këtyre personave nuk është saktësuar për shkak të vështirësive të kontakteve të mundshme me familjarët e tyre, që nuk tregojnë bashkëpunim thonë burimet e policisë.
Next Post

Konsum i dobët, importet bien me 1.7 përqind për 10-mujorin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
Grenell: Dialogun në vazhdim ta udhëheqë ShBA-ja

Grenell pritet të largohet nga drejtimi i Kennedy Center

March 13, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

Gjykata sillet sikur Balluku është ende ministre

March 13, 2026
Dhunoi policin bashkiak pasi i vendosi gjobë për parkim, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë

Dhunoi policin bashkiak pasi i vendosi gjobë për parkim, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë

March 13, 2026
I dyshuari i sulmit në një sinagogë në SHBA kishte humbur familjen nga sulmet në Liban

I dyshuari i sulmit në një sinagogë në SHBA kishte humbur familjen nga sulmet në Liban

March 13, 2026
Meta sërish në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga burgu

Vendimi i Gjokës: Arsyeja pse Meta hoqi dorë nga kërkesa për liri në GJKKO

March 13, 2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri për playoffin e Botërorit 2026, FSHF hap aplikimet për biletat për tifozët shqiptarë

Ndeshja Poloni-Shqipëri për playoffin e Botërorit 2026, FSHF hap aplikimet për biletat për tifozët shqiptarë

March 13, 2026
“Vijojmë punën deri në lirimin e çdo hapësire publike”, nënkryetari i Bashkisë Tiranë prezanton raportin vjetor të IMT

“Vijojmë punën deri në lirimin e çdo hapësire publike”, nënkryetari i Bashkisë Tiranë prezanton raportin vjetor të IMT

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In