• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Policia blindon Tiranën! “Kombëtarja” rrezikon të luajë pa tifozë në rast incidentesh sonte ndaj Çekisë

by A R
12/10/2023 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërkohë që na ndajnë pak orë nga ndeshja e futbollit mes Shqipërisë dhe Çekisë, policia e shtetit ka ndërmarrë një serë masash për mbarëvajtjen e procesit që do të zhvillohet në stadiumin Air Albania. Janë afro 1.700 efektivë të strukturave të ndryshme që do të jenë në gatishmëri për të ruajtur rendin dhe qetësinë si dhe për të evituar përplasjet e tifozëve përpara dhe gjatë zhvillimit të ndeshjes. Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar një takim me krerët e policisë dhe drejtuesit e Federatës së Futbollit . Ai ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë tolerim për ata tifozë që mund të cenojë sigurinë.

Dua të jem i qartë me sportdashësit dhe tifo-grupet, nuk do të tolerohen raste dhune dhe masat do të jenë drastike. Jemi duke studiuar që Policia të rimarrë sigurinë për ndeshjet e mëdha, për mbarëvajtjen e tyre në bashkëpunim me FSHF. Për të gjithë sportdashësit dua të përsëris thirrjen për të mos tentuar të hyjnë me lëndë piroteknike, të cilat sjellin dëmtime të imazhit të vendit. Të rritim vigjilencën para ndeshjes dhe gjatë kontrolleve.

Ndër të tjera Balla paralajmëroi se nëse do të ketë incidente me materiale piroteknike, ndeshja e radhës më 20 nëntor mund të zhvillohet edhe pa tifozë.

Kërkoj mirëkuptimin e gjithë tifozëve, qytetarëve dhe atyre që vijnë nga jashtë Shqipërisë, si Presheva, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i zi, apo dhe diaspora, të kuptojnë që mbërritja në stadium të mos jetë orën e fundit, por të jetë e shtrirë në 3 orët që paraprinë eventin për të bërë verifikimet e duhura.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit informoi mbi masat e detajuara, duke nisur nga kontrolli i ambienteve të brendshme të stadiumit. Ndryshe nga herët e tjera Policia ka marrë nën kontroll dyert e emergjencave. Nga ana tjetër policia rrugore do të bllokojë qarkullimin e mjeteve në akset rrugore në afërsi të stadiumit duke nisur nga ora 15:00.

/a.r

Next Post
Veliaj mbyll vizitën në Kanada me pritjen e kryetares së Bashkisë së Mississaugas

Veliaj mbyll vizitën në Kanada me pritjen e kryetares së Bashkisë së Mississaugas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com