• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Policia “blindon” rrugët e Tiranës/ 16 shoferë të arrestuar gjatë fundjavës

by
26/12/2021 15:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rritja e fluksit të automjeteve drejt kryeqytetit ka bërë që Policia Rrugore e Tiranës të intensifikojë kontrollet në akset rrugore. Si rezultat gjatë fundjavës janë arrestuar 16 drejtues mjetesh që drejtonin mjetet në gjendje të dehur. Gjithashtu është vënë në pranga edhe një tjetër drejtues mjeti në gjendje të dehur, i cili për të shmangur testin e alkoolit, i ofroi punonjësve të Policisë Rrugore 5.000 lekë të rinj.

Janë ndëshkuar me masë administrative nga 10.000 deri në 20.000 lekë të rinj secili, 12 drejtues mjetesh, për drift në sheshin “Nënë Tereza” dhe tek TEG-u. Si dhe 9 drejtues të tjerë mjetesh, me nga 20.000 deri 40.000 lekë të rinj secili, për gara shpejtësie në Unazë të Re, në segmentin Liqeni i Thatë – TEG.

Njëkohësisht, janë ndëshkuar me nga 20.000 deri në 30.000 lekë të rinj, për shkelje të semaforit 18 drejtues mjetesh; 14 drejtues mjetesh luksoze, me nga 5.000 deri në 20.000 lekë të rinj secili, për xhama të zinj, modifikim targash dhe mangësi të theksuara në dokumentacion. Janë pezulluar 35 leje drejtimi, për shpejtësi dhe për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Janë vendosur 256 masa administrative, për parakalime të gabuara dhe parkime mbi trotuar apo në vija të bardha. Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi shërbimet e Policisë Rrugore janë në monitorim të plotë të qarkullimit dhe shkelësit e Kodit Rrugor nuk do munden t’i shpëtojnë ndëshkimit administrativ e penal.

Policia Rrugore e Tiranës fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 e në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, për të kontribuar në rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

/b.h

Next Post
Covid-19 në Kosovë: Vetëm 9 raste të reja, asnjë viktimë në 24 orë

Kosovë/ 12 të infektuar dhe 1 viktimë në 24 orët e fundit, 349 raste aktive me COVID

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

“Specialja është antishqiptare, akuzat i fabrikoi Serbia”/ Petraj: Kurti i do komandantët e UÇK-së në burg

August 21, 2026
Sekuestrohen kallashnikovë, municion luftarak e kokainë, arrestohen babë e bir në Lushnjë

Sekuestrohen kallashnikovë, municion luftarak e kokainë, arrestohen babë e bir në Lushnjë

August 21, 2026
“Rikthimi” që trondit Bregun Perëndimor, 30 familje izraelite vendosen sërish në Kadim

“Rikthimi” që trondit Bregun Perëndimor, 30 familje izraelite vendosen sërish në Kadim

August 21, 2026
Kurbin, zjarri përfshin kurorën me pisha dhe u afrohet banesave! Evakuuohen banorët

Kurbin, zjarri përfshin kurorën me pisha dhe u afrohet banesave! Evakuuohen banorët

August 21, 2026
Mbetën të bllokuar në Kanionet e Gradecit në Skrapar, shpëtohen dy turistë çekë

Mbetën të bllokuar në Kanionet e Gradecit në Skrapar, shpëtohen dy turistë çekë

August 21, 2026
VIDEO / Theu me grushte xhamat e autobusit të Unazës, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

VIDEO / Theu me grushte xhamat e autobusit të Unazës, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

August 21, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 9 vatra aktive, flakët përfshijnë Lezhën, Kurbinin dhe Mirditën

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 9 vatra aktive, flakët përfshijnë Lezhën, Kurbinin dhe Mirditën

August 21, 2026
“U shkel mirësjellja, mungoi himni jonë”, MEPJ reagon për aktivitetin ku mori pjesë Mickoski: Ishte edhe kryebashkiaku i Pustecit…

“U shkel mirësjellja, mungoi himni jonë”, MEPJ reagon për aktivitetin ku mori pjesë Mickoski: Ishte edhe kryebashkiaku i Pustecit…

August 21, 2026
Ndodh në aksin Shkozet-Shijak, makina përplas për vdekje 32-vjeçarin dhe ‘zhduket’

Ndodh në aksin Shkozet-Shijak, makina përplas për vdekje 32-vjeçarin dhe ‘zhduket’

August 21, 2026
Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com