• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Policia bën bilancin e një jave: 181 persona të arrestuar, ja si u finalizuan 33 operacione

by
10/04/2022 11:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një javë në vendin tonë janë finalizuar 33 operacione policore ku janë arrestuar 181 persona, 362 janë vënë nën hetim ndërkohë që po punohet për kapjen e 33 të tjerëve.

43 nga personat e arrestuar nga policia kanë qenë të shpallur në kërkim, 13 prej të cilëve ndërkombëtarisht.

Në bilancin e një jave policia thekson se janë pezulluar 347 leje drejtimi, nga të cilat: 228 për tejkalim shpejtësie, 75 për drejtimi mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 44 për qarkullim në sens të kundërt.

Ndërkohë janë vënë në pranga 57 drejtues mjetesh, nga këta: 32 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 25 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Njoftimi i plotë i policisë

Vijojnë operacionet policore kombëtare dhe ndërkombëtare, për goditjen e krimit të organizuar, krimeve ndaj personit, kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo të atyre të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, për goditjen e krimeve mjedisore, lojërave të fatit, krimeve ekonomike, dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe për garantimin e rendit e sigurisë në territor.

  • Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 576 persona, nga këta: 181 janë arrestuar, 362 janë proceduar penalisht dhe 33 janë shpallur në kërkim.
  • Janë kapur në total 43 persona në kërkim, nga këta: 31 në kërkim kombëtar dhe 12 në kërkim ndërkombëtar.
  • Janë zhvilluar 33 operacione policore të koduara: “The last”, “Money scam”, “Zall-Herr”, “Paskuqani”, “Pacienti”, “Rada”, “Dark”, “Yrsheku”, “Vila”, “Bills”, “Trick”, “Unaza”, “Bergamo”, “Grand Tour”, “Basti i fundit” (2 raste), “Informaliteti”, “Green Forest”, “Restart 6”, “Dimal”, “Stacioni”, “Premtimi”, “Unexpected”, “Compass”, “Road guard 12”, “Attempt”, “Call me 3”, “Thumana”, “Fati i lojërave”, “Identiteti”, “Nightëalker”, “Triple” dhe “Five”.
  • Janë zhvilluar 2 operacione ndërkombëtare, me pjesëmarrje të FAST Albania dhe të strukturave të tjera të Policisë së Shtetit.
  • Për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike janë zhvilluar 2 operacione, gjatë të cilëve janë shkatërruar 10 sera me fidanë kanabis dhe janë sekuestruar qindra fara kanabis.
  • Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 16 raste dhe janë sekuestruar 14 armë zjarri, 1 armë sportive, 10 thika, municion luftarak etj.
  • Gjithashtu, gjatë operacioneve janë sekuestruar rreth 80 kg cannabis, dhjetëra doza cannabis, rreth 1 kg heroinë, sasi kokaine, 12 automjete, 12 celularë, 6 makineri për lojëra fati, shuma të konsiderueshme parash, euro të dyshuara të falsifikuara dhe mallra kontrabandë.
  • Është parandaluar 1 ngjarje kriminale, janë goditur 13 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë dhe janë ndjekur ligjërisht 53 raste të dhunës në familje.
  • Janë evidentuar dhe goditur 15 raste të krimeve mjedisore, 12 raste të organizimit të lojërave të fatit dhe 11 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.
  • Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 34 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 42 raste.
  • Janë zbardhur 4 raste të zjarrvënies, me 4 autorë, nga të cilët: 1 i arrestuar dhe 3 të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Policia Rrugore:

  • Gjatë kësaj jave janë pezulluar 347 leje drejtimi, nga të cilat: 228 për tejkalim shpejtësie, 75 për drejtimi mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 44 për qarkullim në sens të kundërt.
  • Janë arrestuar 57 drejtues mjetesh, nga këta: 32 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 25 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
  • Janë vendosur 16.135 masa administrative dhe janë goditur 6 raste të korrupsionit aktiv ndaj punonjësve që ushtrojnë funksione publike.

Policia Kufitare:

  • Gjatë kësaj jave janë kapur 18 persona në kërkim, nga të cilët 10 në kërkim kombëtar dhe 8 në kërkim ndërkombëtar.
  • Janë proceduar në gjendje të lirë 10 persona për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, 5 persona për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe 9 të tjerë për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Mosdeklarimi i të hollave në kufi”.
  • Janë sekuestruar 16.930 euro dhe janë goditur 2 raste të mitëdhënies.

Policia e Shtetit garanton qytetarët se është në shërbim të tyre dhe në zbatim të ligjit, e angazhuar maksimalisht për të parandaluar dhe goditur krimin e paligjshmërinë, si dhe për të bashkëpunuar me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, me qëllim goditjen e krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Denonconi në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë!

/b.h

Next Post
Rrëfimi/ “Burrin dhe vajzën m’i vranë para syve”, flet nëna ukrainase, u mbajt peng 24 ditë nga rusët

Rrëfimi/ "Burrin dhe vajzën m'i vranë para syve", flet nëna ukrainase, u mbajt peng 24 ditë nga rusët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama në Spitalin Rajonal të Lezhës: Do të rrisim pagat dhe do të përmirësojmë kushtet për mjekët

Rama në Spitalin Rajonal të Lezhës: Do të rrisim pagat dhe do të përmirësojmë kushtet për mjekët

April 8, 2026
Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

EMRI/ Tentoi të vriste me armë zjarri 38-vjeçarin në mes të lokalit, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

April 8, 2026
Nafta në tregjet globale bie pas armëpushimit SHBA-Iran, a do të ndërhyjë Bordi i Transparencës në Shqipëri

Nafta në tregjet globale bie pas armëpushimit SHBA-Iran, a do të ndërhyjë Bordi i Transparencës në Shqipëri

April 8, 2026
EMRI/ Aksident tragjik në Itali, vdes 62-vjeçarja shqiptare, motra dhe bashkëshorti në gjendje të rëndë

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, vdes 62-vjeçarja shqiptare, motra dhe bashkëshorti në gjendje të rëndë

April 8, 2026
“Katastrofë politike”/ Udhëheqësi i opozitës izraelite kritikon ashpër Netanyahun për armëpushimin: Ne as nuk ishim në tryezën e bisedimeve

“Katastrofë politike”/ Udhëheqësi i opozitës izraelite kritikon ashpër Netanyahun për armëpushimin: Ne as nuk ishim në tryezën e bisedimeve

April 8, 2026
BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për diplomaci

BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për diplomaci

April 8, 2026
Si ndihmoi Pakistani në sigurimin e një armëpushimi të brishtë midis SHBA dhe Iranit?

Si ndihmoi Pakistani në sigurimin e një armëpushimi të brishtë midis SHBA dhe Iranit?

April 8, 2026
Meta mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën! Për herë të parë ofroi garanci pasurore, 50 mijë euro kundrejt lirisë

Ilir Meta kërkon lirinë, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot kërkesën e tij! Më 27 prill nis gjyqi në themel në GJKKO

April 8, 2026
Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

Ushtria amerikane: Konfirmohet nga Irani që Mojtaba Khamenei ka vdekur

April 8, 2026
La Repubblica: Kush fitoi, SHBA apo ajatollahët? Teherani ‘zot’ i Hormuzit, pse Trump ka humbur ndaj Iranit

La Repubblica: Kush fitoi, SHBA apo ajatollahët? Teherani ‘zot’ i Hormuzit, pse Trump ka humbur ndaj Iranit

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In