• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Policia bën bilancin e javës: U arrestuan 179 persona, janë zhvilluar 24 operacione policore

by A R
15/05/2022 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e javës, ku njofton se nga 24 operacione të zhvilluar, janë janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 537 persona, nga këta: 179 janë arrestuar, 335 janë proceduar penalisht dhe 23 janë shpallur në kërkim.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara në pikat e kalimit kufitar, në PKK Kakavije është goditur një rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike dhe janë sekuestruar rreth 5 kg heroinë e kokainë. Janë sekuestruar 3 armë zjarri, 1 armë gjahu, 8 thika, 1 shufër metalike, 1 shkop bejsbolli, municion luftarak etj.

Njoftimi i Policisë:

Përkushtim dhe vendosmëri, për të parandaluar e luftuar krimin dhe paligjshmërinë. Monitorime intensive me teknologji bashkëkohore për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

•Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 537 persona, nga këta: 179 janë arrestuar, 335 janë proceduar penalisht dhe 23 janë shpallur në kërkim.

•Janë kapur në total 35 persona në kërkim, nga këta: 32 në kërkim kombëtar dhe 3 në kërkim ndërkombëtar.

•Janë zhvilluar 24 operacione policore të koduara: “Skema”, “Punishment”, “Hill”, “Çekreza”, “Messina”, “Flagranca”, “Camouflage 5”, “Hostel”, “Necklace”, “Hill 2”, “Road Guard 18”, “Informaliteti 4”, “Bogzat”, “Strumi”, “Cross Border”, “Perimetri”, “Basti i fundit”, “Broke”, “Përfitimi”, “Trajektorja”, “Coruna”, “Gjormi”, “Fushë Malbardhë” dhe “Ndjekja”.

•Si rezultat i kontrollit masiv të territorit, me dronë dhe me shërbime policore nga toka, për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike dhe trafikimit të lëndëve narkotike, janë finalizuar operacionet policore të koduara “Çekreza” dhe “Hill”, të zhvilluara nga Policia e Tiranës.

•Si rezultat i këtyre operacioneve dhe goditjeve nga DVP në qarqe janë sekuestruar 23 kg kanabis, 27 pako me lëndë, të dyshuar narkotike, të llojit cannabis sativa, në formë çokollate, peshore elektronike, 323 fara kanabisi, 92 bimë narkotike, si dhe pajisje që do të shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, në ambiente të mbyllura.

•Si rezultat i kontrolleve të shtuara në pikat e kalimit kufitar, në PKK Kakavije është goditur një rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike dhe janë sekuestruar rreth 5 kg heroinë e kokainë.

•Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 11 raste dhe janë sekuestruar 3 armë zjarri, 1 armë gjahu, 8 thika, 1 shufër metalike, 1 shkop bejsbolli, municion luftarak etj.

•Janë goditur 17 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 54 raste të dhunës në familje.

•Janë evidentuar dhe goditur 39 raste të krimeve mjedisore; 2 raste të organizimit të lojërave të fatit; 6 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe janë sekuestruar 2 automjete, 7 aparate celulare, shuma të konsiderueshme parash dhe 3 mjete të rënda, që shërbenin për transportim inertesh në mënyrë të kundërligjshme.

•Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 34 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 24 raste. Gjithashtu janë sekuestruar artikuj të ndryshëm, të dyshuar të kontrabanduar dhe bizhuteri.

Policia Rrugore/ Makina inteligjente “Poliscan”, lexuesi automatik i targave, radarët automatikë të vendosur në flotën e automjeteve të reja, kamerat dhe mjete të tjera të pauniformuara, për të parandaluar aksidentet rrugore.

•Gjatë kësaj jave janë pezulluar 897 leje drejtimi, nga të cilat: 713 për tejkalim shpejtësie mbi normat e lejuara, 109 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 75 për qarkullim në sens të kundërt.

•Janë arrestuar 76 drejtues mjetesh, nga këta: 39 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 37 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

•Janë arrestuar 5 drejtues mjetesh, pasi janë kapur duke drejtuar automjetet, nën efektin e lëndëve narkotike.

•Janë vendosur 17.955 masa administrative, si dhe janë goditur, nga Policia Rrugore e Tiranës, 2 raste të korrupsionit aktiv ndaj punonjësve që ushtrojnë funksione publike.

Policia Kufitare/Intensifikohen kontrollet në pikat e kalimit, në kufirin e gjelbër dhe në atë blu, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe trafiqeve të paligjshme.

• Gjatë kësaj jave janë kapur 5 shtetas në kërkim, nga të cilët 4 në kërkim kombëtar dhe 1 në kërkim ndërkombëtar.

•Janë proceduar në gjendje të lirë 7 shtetas, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”; 3 shtetas, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe 4 shtetas, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

•Janë goditur 2 raste të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike nëpërmjet pikave të kalimit kufitar.

•Gjithashtu, janë goditur 2 raste të mitëdhënies dhe janë proceduar penalisht 2 shtetas të cilët, për shkak të mangësive në dokumentacion, kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Kufitare.

Policia e Shtetit garanton qytetarët se është e vendosur për të parandaluar dhe goditur krimin dhe paligjshmërinë në tërësi, si dhe krimin e organizuar në veçanti dhe në këtë kuadër fton sërish qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë!

/a.r

Next Post
FOTO / E diela pa makina në Tiranë, dhjetëra aktivitete në rrugët e kryeqytetit

FOTO / E diela pa makina në Tiranë, dhjetëra aktivitete në rrugët e kryeqytetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
Shqiptarët jashtë vendit marrin një mundësi të re për t’u kthyer në tregun e punës, çfarë parashikon projektligji i ri

Shqiptarët jashtë vendit marrin një mundësi të re për t’u kthyer në tregun e punës, çfarë parashikon projektligji i ri

August 23, 2026
SHBA paralajmëron Kanadanë për luftën tregtare: Do të jetë katastrofike!

SHBA paralajmëron Kanadanë për luftën tregtare: Do të jetë katastrofike!

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com