Policia e Durrësit ka bërë të ditur se biznesmeni Osman Pana është sulmuar nga dy persona, tashmë të identifikuar dhe të shpallur në kërkim.
Sipas policisë, autorë të ngjarjes nuk kanë qenë banditë të armatosur që i kanë vënë gjobë biznesmenit nga Sukthi, siç deklaroi Partia Demokratike në komunikatën e lexuar nga Enkeled Alibeaj.
Konflikti ka qenë me fqinjët, për shkak të dritareve që po hapte Pana. Fqinjët nuk kanë qenë dakord me hapjen e dritareve në murin nga ana e tyre, çka ka sjellë edhe konfliktin. Të pranishëm kanë qenë tre persona, por vetëm dy prej tyre e kanë sulmuar Panën.
Për dy agresorët tashmë ka dalë urdhri i arrestit nga policia.