• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Policia arreston rreth 1 mijë protestues që bllokuan rrugët e Londrës për ndryshimet klimatike

by Java News
22/04/2019 08:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth një mijë persona janë arrestuar në Londër që kur protestat ambientaliste filluan një javë më parë. Policia britanike njoftoi se për 42 persona janë ngritur akuza për lidhje me protestën në vazhdim të oganizuar nga grupi ambientalist Rebelimi kundër Zhdukjes, duke përditësuar numrin total të të arrestuarve në 963.

Mosha e personave të arrestuar është nga 19 deri në 77 vjeç, bën me dije policia duke i bërë thirrje për të liruar rrugët e bllokuara, shkruan “The Guardian”.

Policia Metropolitane ka dërguar edhe 200 policë shtesë për tia rdhur në ndihmë kolegëve të tyre që po përballen me protestat për një javë.

Protestuesit kërkojnë veprim urgjent nga qeveria për të trajtuar ndryshimet klimatike dhe krizën ekologjike.

Ata kanë bllokuar disa rrugë kryesore dhe të frekuentuara në Londër, ku përfshihen Ura Waterloo, Oxford Street dhe Sheshi i Parlamentit.

Sot, policia po ashtu tha se të gjitha rrugët janë hapur për trafik.

Protestuesit kërkojnë që qeveria të pranojë se ka një krizë mjedisore, të zbatojë politika ligjërisht obligative për të reduktuar emetimin e karbonit deri në vitin 2025, si dhe të formojë asamblenë e qytetarëve për mbikëqyrjen e ndryshimeve të nevojshme për arritjen e qëllimit.

Grupi ka premtuar se do të “ndryshojë tonin” e protestës dhe se do të jetë në rrugë “për aq kohë sa duhet”.

Policia e Londrës miratoi një kusht të rendit publik që nga e hëna në mbrëmje, që do të thotë që protestuesit duhet të largohen nga vendi i ngjarjes kur t’u kërkohet.

Protestuesit nuk u rezistojnë arrestimeve dhe shumica prej tyre lëshohen brenda disa orëve pas dhënies së deklaratave në stacionet policore.

g.kosovari

Next Post
Prapaskenat, Manxukiç sherr me trajnerin Alegri përpara Ajaksit

Prapaskenat, Manxukiç sherr me trajnerin Alegri përpara Ajaksit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Kazerma e GJKKO-së së Shkallës së Parë duhet bojkotuar komplet!

September 19, 2026
Dokumenti zbardh takimin sekret në Hagë, Jack Smith i shpallte të dënuar me burgim të përjetshëm ish-krerët e UÇK-së që në vitin 2020

Dokumenti zbardh takimin sekret në Hagë, Jack Smith i shpallte të dënuar me burgim të përjetshëm ish-krerët e UÇK-së që në vitin 2020

September 19, 2026
Tirana në qendër të sigurisë SHBA-Europë, FBI sjell në Shqipëri ekspertët për krimin, terrorizmin, dronët dhe paratë e krimit

Tirana në qendër të sigurisë SHBA-Europë, FBI sjell në Shqipëri ekspertët për krimin, terrorizmin, dronët dhe paratë e krimit

September 19, 2026
NATO përgatitet për skenarin e sulmit ndaj një vendi anëtar, Cavo Dragone zbardh planet e mbrojtjes

NATO përgatitet për skenarin e sulmit ndaj një vendi anëtar, Cavo Dragone zbardh planet e mbrojtjes

September 19, 2026
Ndizen sirenat e alarmit! Pikaset avion mbi Camp David ku po qëndronte Trump, F-16 ngrihet në ajër për ta larguar nga zona e kufizuar

Ndizen sirenat e alarmit! Pikaset avion mbi Camp David ku po qëndronte Trump, F-16 ngrihet në ajër për ta larguar nga zona e kufizuar

September 19, 2026
“Do të vazhdojmë betejën për drejtësi”, Hamza viziton familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi

“Do të vazhdojmë betejën për drejtësi”, Hamza viziton familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi

September 19, 2026
Komiteti i Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri mblidhet në Tiranë më 21 dhe 22 shtator

Komiteti i Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri mblidhet në Tiranë më 21 dhe 22 shtator

September 19, 2026
Paralajmërimi i FMN: Inteligjenca artificiale mund të rrisë produktivitetin në Evropë, por rrezikon të thellojë pabarazinë

Paralajmërimi i FMN: Inteligjenca artificiale mund të rrisë produktivitetin në Evropë, por rrezikon të thellojë pabarazinë

September 19, 2026
Fitoi Shqipëria nga vendimi i parë i arbitrazhit për Aeroportin e Vlorës?

Fitoi Shqipëria nga vendimi i parë i arbitrazhit për Aeroportin e Vlorës?

September 19, 2026
Fundi i luftës/ Irani i vendos kushtet Trumpit për rikthimin në negociata

Fundi i luftës/ Irani i vendos kushtet Trumpit për rikthimin në negociata

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com