• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Policia arreston me pistoletë në dorë 54-vjeçarin në Tiranë, kërcënoi gruan dhe 3 fëmijët

by Java News
16/02/2020 12:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Parandalohet nje krim i rende ne familje ne Tirane. Pranga nje 54-vjecari qe kercenoi me vrasje gruan dhe tre femijet. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Gurrë e Vogël, të Njësisë Administrative Petrelë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për Osman Memajn.

NJOFTIMI I POLICISE

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor “Befasia”.

Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale në familje.

Kërcënonte me pistoletë për t’i vrarë bashkëshorten dhe tre fëmijët, por ndërhyrja e befasishme e Policisë parandalon ngjarjen, duke vënë në pranga autorin.

Sekuestrohen dy armë zjarri, tritol, municion luftarak e një thikë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 Tiranë, me marrjen e njoftimit se në fshatin Gurrë e Vogël, të Njësisë Administrative Petrelë, një shtetas po kërcënonte me armë zjarri bashkëshorten dhe tre fëmijët, në banesë, menjëherë organizuan punën dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Befasia”, bënë kapjen në flagrancë të shtetasit: O. M., 54 vjeç, banues në Gurrë të Vogël, Tiranë.

Ky shtetas, në mënyrë sistematike ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe 3 fëmijëve të tyre dhe në momentin e ndërhyrjes së Policisë, 54-vjeçari u kap me pistoletë në dorë, me fishek në fole gati për qitje duke kërcënuar bashkëshorten dhe tre fëmijët për t’i vrarë.

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në banesë dhe gjatë për pistoletë dhe për pushkën, tre kallëp tritoli dhe një thikë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit O. M., për veprat penale “Dhuna në familje”, “Armëmbajtja pa leje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Next Post
Pas SHBA, edhe BE kërkon heqjen e tarifës së Kosovës për mallrat serbe

Fotot në plazh të Sorekës/Ja biondja e vërtetë e jetës së ambasadorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRI/ Akuzohet se zhduku verën e shtrenjtë që iu konfiskua Ergys Agasit, arrestohet pas tetë muajsh arratie kushëriri i tij!

EMRI/ Akuzohet se zhduku verën e shtrenjtë që iu konfiskua Ergys Agasit, arrestohet pas tetë muajsh arratie kushëriri i tij!

September 16, 2026
Ndeshjet e Ligës së Kombeve, Finlanda zbulon listën e futbollistëve të thirrur!

Ndeshjet e Ligës së Kombeve, Finlanda zbulon listën e futbollistëve të thirrur!

September 16, 2026

Alarm në Gjermani, dy të vdekur nga malaria në Frankfurt! Dyshohet se mushkonjat e infektuara janë transportuar përmes fluturimeve

September 16, 2026
Tragjedi në Alpet Zvicerane, 3 të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani të vogël, mister shkaqet!

Tragjedi në Alpet Zvicerane, 3 të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani të vogël, mister shkaqet!

September 16, 2026
Verdikti i Hagës, reagon ambasadori i Gjermanisë në Kosovë: Nuk u gjykuan UÇK dhe pavarësia!

Verdikti i Hagës, reagon ambasadori i Gjermanisë në Kosovë: Nuk u gjykuan UÇK dhe pavarësia!

September 16, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Mos ia vrisni Hashim Thaçit Kosovën që fitoi me luftë

September 16, 2026
“Asnjë gjyqtar nga Haga nuk i përket Kosovës”- Dënimi i ish-liderëve të UÇK, reagon Meidani: Konteksti historik s’diskutohet, populli viktimë e dhunës serbe

“Asnjë gjyqtar nga Haga nuk i përket Kosovës”- Dënimi i ish-liderëve të UÇK, reagon Meidani: Konteksti historik s’diskutohet, populli viktimë e dhunës serbe

September 16, 2026
Berisha nga Kuvendi i PD në Krujë: Protesta e ka bërë Ramën njeriun më të urryer! Jemi njerëz të sheshit dhe moralit!

Berisha nga Kuvendi i PD në Krujë: Protesta e ka bërë Ramën njeriun më të urryer! Jemi njerëz të sheshit dhe moralit!

September 16, 2026
“Kam një problem”- Publikohen pamjet e Sterling dhe historia bëhet më e rëndë se një dënim (VIDEO)

“Kam një problem”- Publikohen pamjet e Sterling dhe historia bëhet më e rëndë se një dënim (VIDEO)

September 16, 2026
Majko përlotet pas vendimit për ish-liderët e UÇK, ish-kryeministri: Dramë njerëzore e jashtëzakonshme, mund të cenojë historinë!

Majko përlotet pas vendimit për ish-liderët e UÇK, ish-kryeministri: Dramë njerëzore e jashtëzakonshme, mund të cenojë historinë!

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com