• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Policia aksion në Durrës, prangos dy persona

by Java News
26/04/2019 15:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në bashkëpunim me qytetarët, blutë e Durrësit kanë vënë në pranga këtë të premte dy persona si dhe një tjetër e ka shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Njëri prej tyre është vënë në pranga për akuzën e trafikut të drogës, ndërsa tjetri për veprën  penale të kanosjes.

 Njoftimi i policisë:

“Arrestohet në flagrancë një shtetas për shpërndarje të lëndëve narkotike të forta. Në pranga edhe një shtetas tjetër si dhe një shpallet në kërkim për kanosje dhe armëmbajtje pa leje. Në vijim të punës për parandalimin  dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin P. A.,38 vjeç, banues në lagjen Nr. 14 Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Arrestimi i tij u bë sepse gjatë kontrollit fizik në një lokal, në lagjen Nr. 13 Durrës, iu  gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 doza lëndë narkotike e dyshuar si kokainë

Gjithashtu shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin E. Y., 45 vjeç,  banues në lagjen Nr. 13 Durrës.  Gjatë një konflikti për motive të dobëta ndërmjet shtetasve E. Y.,  dhe  A. K., është qëlluar në ajër me armë zjarri. Po punohet për kapjen e  shtetasit A. K. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës, për veprime të mëtejshme”- njofton Policia.

/a.meta

Next Post
Sondazhi për secilin shtet anëtar: Ja sa europianë nuk duan të dalin nga BE

Sondazhi për secilin shtet anëtar: Ja sa europianë nuk duan të dalin nga BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com