• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Polici kufitar masakron 59-vjeçarin… “Nuk mund të bëhesh hamshor i gruas sime”

by Java News
08/12/2016 14:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Polici i kufirit në Korçë, Gjergji Gjorgji ka masakruar 59 vjeçarin Ilir Terolli. “BalkanWeb” ka mësuar se ngjarja ka ndodhur në 18 nëntor, por megjithë denoncimin në polici dhe prokurori ende nuk është marrë asnjë masë ndaj policit i cili vijon ende punë në pikën e kalimit të kufirit, në Goricë.

NGJARJA

Në 18 nëntor, 59 vjeçari Terolli, i shoqëruar edhe nga persona të tjerë, në një kafenë në qytetin e Kosturit në Greqisë, ka dashur të paguajë kafen e bashkëshortes së policit dhe të një shoqe të saj, meqe prej 15 vjetesh njihej me bashkëshortin e saj. Terolli në një prononcim për “Mozaik Media” tregon se “disa ditë me pas u takova rastësisht me policin Gjorgji, të cilin e njihja prej 15 vjetësh. U habita kur m’u drejtua sikur unë paskam dashur të bëhesha ‘hamshori’ i gruas së tij. Më pas më goditi me grusht në sy, më shtriu përtokë dhe me këpucë më godiste në fytyrë. Rashë pa ndjenja dhe u zgjova në spital. Hundën e kisha të thyer, kisha plagë, por më kryesorja është se kam humbur gjysmën e shikimit të njërit sy”, ka rrëfyer 59 vjeçari Ilir Terolli, i masakruar egërsisht nga polici i kufirit.

DENONCIMI

Nga ambjentet e spitalit të Korçës, familjarët e Terollit kanë bërë denoncimin në polici. Por edhe pse në ambjentet e spitalin e kanë vizituar mjeku ligjor, kryeinspektori i SHKB­së rajonale edhe Prokurori asnjë masë nuk është marrë ndaj policit Gjorgji. Mjeku ligjor dëmtimet i ka klasifikuar si rrahje me pasoja të lehta ndërkohë që mësohet se inspektori i SHKB­së e ka lënë dosjen të flejë, duke mos e përcjellë tek eproret e tij, ndërsa prokurori, Ilia Bano është shprehur se po e heton ende ngjarjen. /BalkanWeb/

Next Post
Armë dhe drogë në banesë/ Të riut nga Durrësi i sekuestrohen 8 kg kanabis dhe një pistoletë

I gjenden mijëra fishekë luftarak në banesë, prangoset 30-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ankand në Londër, shitet për 277 mijë paund blloku me dorëshkrimet e Freddie Mercury

Ankand në Londër, shitet për 277 mijë paund blloku me dorëshkrimet e Freddie Mercury

October 3, 2026
Mori dy doza vdekjeprurëse por ekzekutimi në burg dështoi, 50-vjeçarja amerikane që habiti botën ndodhet në gjendje kritike

Mori dy doza vdekjeprurëse por ekzekutimi në burg dështoi, 50-vjeçarja amerikane që habiti botën ndodhet në gjendje kritike

October 3, 2026
Aktori i njohur i “Spider-Man” finalizon divorcin 10 vjet pas ndarjes nga ish-gruaja!

Aktori i njohur i “Spider-Man” finalizon divorcin 10 vjet pas ndarjes nga ish-gruaja!

October 3, 2026
Kodi i ri Penal, ministri Gogu shpjegon pse duket ndryshuar dhe rishikuar: Janë 2348 të paraburgosur në vend, ose 56% më shumë se të dënuarit!

Kodi i ri Penal, ministri Gogu shpjegon pse duket ndryshuar dhe rishikuar: Janë 2348 të paraburgosur në vend, ose 56% më shumë se të dënuarit!

October 3, 2026
“Ministrat ndryshojnë, por kontratat dhe faturat mbeten”- Tabaku: Korrupsionin e paguajmë ne, raporti i DASH konfirmon problemet e ekonomisë

“Ministrat ndryshojnë, por kontratat dhe faturat mbeten”- Tabaku: Korrupsionin e paguajmë ne, raporti i DASH konfirmon problemet e ekonomisë

October 3, 2026
Tensione në qiell, droni alarmon NATO-n, ngrihen avionët luftarakë! Lituania në alarm, mbyllet aeroporti në Bjellorusi

Tensione në qiell, droni alarmon NATO-n, ngrihen avionët luftarakë! Lituania në alarm, mbyllet aeroporti në Bjellorusi

October 3, 2026
Shqipëria gati për Finlandën, zbulohet formacioni i mundshëm i sfidës së sotme! Maran i beson eksperiencës së Berishës në portë, rikthehet dhe Daku

Shqipëria gati për Finlandën, zbulohet formacioni i mundshëm i sfidës së sotme! Maran i beson eksperiencës së Berishës në portë, rikthehet dhe Daku

October 3, 2026
EMRI+FOTO/ Shiste kanabis të kamufluar me ‘ëmbëlsira’ pranë shkollave në Shkodër, arrestohet 28-vjeçari! I gjenden drogë xhelatinoze, peshore dhe…

EMRI+FOTO/ Shiste kanabis të kamufluar me ‘ëmbëlsira’ pranë shkollave në Shkodër, arrestohet 28-vjeçari! I gjenden drogë xhelatinoze, peshore dhe…

October 3, 2026
Britanikët ndryshojnë mendje një dekadë pas “Brexit”! Sondazhi zbulon se gjysma mbështesin rikthimin në gjirin e BE-së

Britanikët ndryshojnë mendje një dekadë pas “Brexit”! Sondazhi zbulon se gjysma mbështesin rikthimin në gjirin e BE-së

October 3, 2026
Tetori muaji i Migjenit, ekspozita dhe aktivitete në bibliotekën e Shkodrës

Tetori muaji i Migjenit, ekspozita dhe aktivitete në bibliotekën e Shkodrës

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com