Policia e Tiranës ka dhënë informacion zyrtar për një grabitje të ndodhur këtë të mërkurë në kryeqytet.
Kështu, rreth orës 15:10, në rrugën “Medar Shtylla”, në një parking mjetesh që ndodhet në afërsi të një filiali banke të nivelit të dytë, dy persona me motor dhe skafandër kanë arritur t’i marrin përfaqësuesit të një firme një qese me para.
Përfaqësuesi i firmës me iniciale A. S., po dilte nga mjeti që kishte parkuar, kur u grabit. Nuk dihet ende shuma që kanë mundur të marrin autorët. Për kapjen e tyre janë ngritur pika kontrolli e po vijon krehja e zonës
Policia thotë se po punohet edhe për sekuestrimin e pamjeve filmike të zonës përreth. Një grup hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
a.ç










