• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Polici i arrestuar për arratisjen, vëllai i të zhdukurit Enver Stafuka, mik me Edison Pulën

by Java News
23/12/2016 09:59
Edison Pula i arrestuar

Edison Pula i arrestuar

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arratisja nga Komisariati i Policisë në Krujë i Edison Pulës është pasuar me arrestimin e dy efektivëve të Policisë, të cilët kryenin shoqërimin e 21-vjeçarit.

Sipas Policisë, në pranga ka rënë Denis Çela, 22 vjeç dhe Naim Stafuka, 39 vjeç, si dhe po hetohet në gjendje të lirë oficeri i Patrullës së Përgjithshme, G.T.

“Dy punonjësit e policisë janë arrestuar mesditën e djeshme pasi akuzohen se kanë neglizhuar detyrën gjatë transferimit nga Stacioni i Policisë Fushë-Krujë në Komisariatin e Krujës të Edison Pulës, anëtar i bandës së Niklës”, sqaroi Policia.

Duke përfituar nga “pakujdesia” e punonjësve të Policisë, Pula arriti të largohej me pranga në duar nga ambientet e jashtme të Komisariatit të Krujës dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Edison Pula, i cili akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë dhe vendosje eksplozivi, është i dyshuar për atentatin e mbetur në tentativë ndaj mikut të Enver Stafukës, Gentjan Bejtja.

Ai arriti të arratisej mjaft lehtë nga ambientet e Policisë dhe për këtë arsye, grupi hetimor ka ngritur dyshime se 21-vjeçari mund të jetë ndihmuar nga policët që e shoqëronin.

Enver Stafuka
Enver Stafuka

Ky dyshim përforcohet edhe nga fakti se efektivi i ndaluar, Naim Stafuka, është vëllai i Enver Stafukës (i cili u rrëmbye dhe rezulton i zhdukur pak kohë pas vrasjes së komisarit Dritan Lamaj). Ky i fundit njihej si mik i të arrestuarit të dy ditëve më parë, Edison Pula.

“Kemi arsye të forta të mendojmë se dy efektivat e patrullës dhe shefi i tyre kanë bashkëpunuar me Edison Pulën, i cili u arrestua pak orë më parë me tetë persona të tjerë në një superaksion policor. Na rezulton se Pula ka mundur të arratiset mjaft lehtë, nëpërmjet derës kryesore që ishte e hapur, pasi u fut furgoni me të cilin transportohej i arrestuari me disa precedentë penalë”, bëri të ditur Policia.

Mësohet se dy efektivët kanë mohuar implikimin dhe kanë theksuar se janë gjendur në befasi pasi nuk e mendonin se i arrestuari do t’u arratisej.

“Ishim futur në ambientet e brendshme të komisariatit dhe në momentin që do ta zbrisnim nga makina për ta futur në dhomat e izolimit, ai na shtyu dhe u largua me shpejtësi. Tentuam ta kapnim, por kapërceu murin dhe humbi në qytet”, kanë pohuar efektivët e arrestuar mesditën e djeshme nga SHCBA.

Me gjithë kërkimet e Policisë, Pula vijon të jetë në liri. Blutë kanë kontrolluar rreth 20 banesa, ku dyshohet se ai mund të strehohet, por nuk ka asnjë gjurmë të tij.
Panorama/d.i.

Next Post
Australi, pesë të arrestuar për sulme gjatë Krishtlindjeve

Australi, pesë të arrestuar për sulme gjatë Krishtlindjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com