• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Polici Haluli rrëfehet pas surprizës që i bëri Tahiri: Si i rezistova sistemeve

by A R
27/05/2016 09:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për 44 vite ka menaxhuar trafikun në qendrën e kryeqytetit shqiptar. Janë përmbysur sistemet, janë ndërruar qeveritë, por ai u ka rezistuar të gjitha kohërave, duke e kryer detyrën me pasion dhe profesionalizëm. Ai është Xhemil Haluli, me origjinë nga Gjirokastra dhe banues në Tiranë, i cili dje u nderua nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Me rastin e daljes në pension, 65-vjeçarit i është bërë një surprizë, e cila e ka lënë pa fjalë.

Efektivit të Policisë Rrugore iu dha dekorata, ndërsa iu dhurua motori me të cilin ka punuar për 22 vite. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, mes emocioneve dhe lotëve, Xhemil Haluli tregon sprovat e vështira që ka kaluar gjatë karrierës në radhët e Policisë së Shtetit. Ndërkohë, gjatë 25 viteve të fundit, ky është një rast i veçantë që Ministria e Brendshme i bën surprizë një efektivi të policisë.

Kur keni filluar punë në radhët e Policisë së Shtetit?
Më 1 shtator të 1973.

Çfarë arsimi keni mbaruar?
Të mesmen.

Si ka qenë puna punonjësve të Policisë Rrugore në kohën e monizmit?
Në kohën e monizmit, puna e Policisë së Shtetit ishte e njëjtë për të gjithë. Vlerësoheshin të gjithë njësoj.

Sa ka qenë rroga bazë në atë kohë dhe si ka ndryshuar deri në këto vitet e fundit?
Rroga në atë kohë ishte 5 mijë e 600 lekë të vjetra. Deri në vitin 1991 ka qenë po kjo rrogë. Ndërsa nga 1991 e deri më tani rroga ka ndryshuar mbi bazën e standardit të jetesës.

Çfarë gjobash ka pasur në kohën e monizmit?
Gjoba më e madhe ishte 100 lekë të vjetra. Për këmbësorin kur nuk kalonte në trotuar apo kur nuk kalonte te vizat e bardha, ishte 10 lekë të vjetra. Për biçikletat ishte 50 lekë të vjetra.

Si ka qenë sinjalistika rrugore e asaj kohe në krahasim me vitet e fundit? Keni pasur probleme?
Në atë kohë nuk kishte ngarkesë në mjete dhe kush shofer kapej në gjendje të dehur, i hiqej patenta.

Ju keni gati gjysmë shekulli që punoni në Policinë Rrugore, si ka mundësi që i keni rezistuar kaq shumë viteve, kur sa herë që ndërroheshin qeveritë kishte shkarkime edhe në radhët e policisë?
Unë u kam shërbyer sistemeve të ndryshme. Puna ime ka qenë vetëm të parandaloj aksidentet me pasoja dhe të vendos rregull. Por, me kushtet dhe standardet që kanë hyrë kohët e fundit në Policinë e Shtetit është rritur edhe cilësia e policisë./GSH/a.m.

Next Post

Kapen dy persona në kërkim për gjobëvënie, përndjekje dhe mashtrim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Katari i drejtohet OKB-së për sulmet e fundit iraniane: Të dënohen këto akte të paligjshme dhe të kompensohen dëmet

Katari i drejtohet OKB-së për sulmet e fundit iraniane: Të dënohen këto akte të paligjshme dhe të kompensohen dëmet

April 2, 2026
Akuzat për korrupsion aktiv në zgjedhje, vijon procesin ndaj kryebashkiakut të Vau Dejës. Dëshmojnë banorë dhe punonjës të OSHEE

Akuzat për korrupsion aktiv në zgjedhje, vijon procesin ndaj kryebashkiakut të Vau Dejës. Dëshmojnë banorë dhe punonjës të OSHEE

April 2, 2026
“Deputetët po kërcënohen me jetë”, Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votimin e projektligjeve me kërkesë të Ballës

“Deputetët po kërcënohen me jetë”, Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votimin e projektligjeve me kërkesë të Ballës

April 2, 2026
“Mos m’i përmend fëmijët mua në këtë grup të qelbur!”, deputetja e PD përplaset me ish-ministren e PS

“Mos m’i përmend fëmijët mua në këtë grup të qelbur!”, deputetja e PD përplaset me ish-ministren e PS

April 2, 2026
Topalli bëhet “nostalgjike”, rikthen shprehjen “kape për zhelesh, nxirre jashtë”, ironizon Peleshi: S’ma merrte mendja…

Topalli bëhet “nostalgjike”, rikthen shprehjen “kape për zhelesh, nxirre jashtë”, ironizon Peleshi: S’ma merrte mendja…

April 2, 2026
Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Sherr dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote

Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Sherr dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote

April 2, 2026
Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

April 2, 2026
Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

April 2, 2026
Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës (VIDEO)

Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës (VIDEO)

April 2, 2026
Flamur Noka kërcënon Taulant Ballën në seancë: Do të të rrjep si kec, të bëj atë që s’të shkon në mendje

Flamur Noka kërcënon Taulant Ballën në seancë: Do të të rrjep si kec, të bëj atë që s’të shkon në mendje

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In