• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Policët vrasin në Tiranë/ Paralajmërimi i ekspertit të sigurisë: Do kemi dhe raste të tjera, çfarë ndodhi mbrëmjen e kaluar

by Java News
24/05/2022 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbrëmjen e kaluar ndodhen dy ngjarje të rënda në Tiranë, ku protagonistë në të dyja rastet ishte Policia e Shtetit.

Një polic vret kolegun e tij në komisariatin numër 3 në Tiranë, ndërsa një tjetër në Kombinat plagos një qytetar.

Për të folur mbi këto dy ngjarje të rënda, i ftuar në “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ishte eksperti i sigurisë Ervin Karamuço.

Ai bëri një përmbledhje të situatës që kishte ndodhur në komisariatin numër 3, pak çaste para se të ndodhte vrasja, ku theksoi se mes viktimës dhe autorit kishte patur një përplasje me fjalë para se Ludjan Zaimi të qëllonte për vdekje Çaush Saliasin.

I pyetur nga moderatorja Xhokaxhi se pse ndodhin këto, Karamuço tha se vijnë për shkak të bullizmit, pasi në çdo komisariat të policisë efektivët e vjetër vënë shpesh në lojë oficerët e rinj.

Ndërkohë ai paralajmëroi se ngjarja e mbrëmshme mund të mos jetë e fundit, pasi në Shqipëri nuk ka një kontroll psiko-emocional të efektivëve.

Pjesë nga diskutimi:

Xhokaxhi: Brenda pak orësh të ndodhin dy ngjarje me dy efektivë policie nuk kishte ndodhur. Çfarë detajesh ke?

Karamuço: Sot janë raportuar disa detaje që janë ende pjesë e hetimit. Personi dyshohet që mund të jetë përdorues i lëndëve narkotike. Duke parë aspektet e sjelljes së tij, po ashtu ka dhe një përfshirje në aktivitet politik, në listën e partronazhistëve ai del si pjesë e strukturave partiake. Ajo që unë pashë ishte filmimi origjinal i vrasjes, është një filmim i trishtë. Të shohësh një polic që zvarritet për tu larguar dhe të shohësh një tjetër që e ndjek për ta vrarë. I bëj thirrje medias që këto pamje të jenë edhe blur. Janë vënë në shërbim të treja kamerat e sigurisë.

Xhokaxhi: Meqë ky u ka bërë thirrje kolegëve ikni?

Karamuço: Jo nuk del ashtu, ai ka qenë një debat në distancë mes viktimës dhe autorit, ata kanë patur një shkëmbim debati, viktima ka shkuar tek shkallët për tu ulur, ndërkohë autori shkon tek një koleg tjetër shumë i qetë dhe më pas del jashtë ka vetëm 5 sekonda debat, dhe menjëherë pas kësaj është hapur zjarr. Autori ka ndjekur viktimën për ta ekzekutuar. Ishte një qëllim i drejtpërdrejtë për ekzekutimin e tij. Kjo na çon në një tjetër nivel në policinë e shtetit.

Xhokaxhi: Më thoni meqë dëshmia që 25 vjeçari ka thënë lidhet me bullizmin, ku ka thënë se jo vetëm ai person por shumë të tjerë e kanë bullizuar?

Karamuço: Ne kemi një fenomen të shtuar në radhët e policisë, ku të vjetrit mundohen të bullizojnë të rinjtë, mundohet të krijojnë një epërsi, duke i ngacmuar.

Xhokaxhi: Kjo ndodh kudo?

Karamuço: Ndodh në të gjitha komisariatet. Është një fenomen që ne e kemi përmendur. Por në rrethana të caktuara reagimi mund të jetë shumë i ashpër, kjo nuk do të jetë ngjarja e fundit, sepse kemi një problem të madh jo vetëm me bullizmit, por ne nuk dimë dhe aftësitë e tyre mendore./m.j

Next Post
Presidenti i ri? Duka e zbulon emrin e preferuar: Dashamir Shehi është kandidati më i mirë i opozitës!

Agron Duka: Kam propozuar Dashamir Shehin për President. I ndershëm dhe me eksperiencë. Ja kandidatura që më duket ‘no sen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohen dy të rinj në Korçë, transportonin emigrantë kundrejt pagesës

Arrestohen dy të rinj në Korçë, transportonin emigrantë kundrejt pagesës

August 16, 2026
Irani vendos 30 mijë dollarë shpërblim për këdo që kap ose vret një ushtar amerikan

Irani vendos 30 mijë dollarë shpërblim për këdo që kap ose vret një ushtar amerikan

August 16, 2026
Atentati i dështuar në Elbasan, 52-vjeçari donte të hakmerrej për plagosjen e të vëllait pas 15 vitesh

Atentati i dështuar në Elbasan, 52-vjeçari donte të hakmerrej për plagosjen e të vëllait pas 15 vitesh

August 16, 2026
Mbipopullimi në burgje, Avokati i Popullit: Ka mungesë mjekësh dhe kushte të vështira!

I nxori amnistia, rikthehen në burg! Avokatët: Institucionet kanë dështuar në rehabilitimin e të dënuarëve

August 16, 2026
Fakulteti i Mjekësisë/ Shpallen fituesit, mesatarja e notave për ta 9.9! 800 aplikantë për testin e informatizuar nuk u futën në provim

Konkursi i pranimit në Mjekësi, të hënën garohet për 500 kuota të lira

August 16, 2026
Arrestohet 44 vjeçari në Pogradec, iu gjet në banesë automatik dhe fishekë (EMRI)

Arrestohet 44 vjeçari në Pogradec, iu gjet në banesë automatik dhe fishekë (EMRI)

August 16, 2026
Nis për herë të parë dhënia e kredive studentore, jepet pa kolateral dhe mund të shlyehet pas studimeve

Më shumë avantazhe për studentët, karta studentore pritet të përfshihet në rrjetin europian

August 16, 2026
Nëna me koronavirus sjell në jetë fëmijën te “Koço Gliozheni”

Shtohen meshkujt infertilë, mjeku: Kanë ndryshuar stili i jetës dhe faktorët ambientalë

August 16, 2026
Këlliçi i bindur: Non grata për Berishën do të hiqet, kam 4 vite që e them

Dhuna ndaj shefit të Krimeve në Sarandë, reagon Këlliçi: Tregon fuqinë e të fortëve të lidhur me qeverinë

August 16, 2026
Dështon tentativa e dytë e emigrantëve nga Maroku për të hyrë në Ceuta, 111 persona të arrestuar

Dështon tentativa e dytë e emigrantëve nga Maroku për të hyrë në Ceuta, 111 persona të arrestuar

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com