• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Policët serbë arrestojnë qytetarë në Kosovë, Prishtina s’dinë gjë?!

by Aalison Pearse Stevens
04/09/2016 12:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetasi i Serbisë me mbiemrin Rogliq nga qyteti i Çaçakut, i dyshuar për një vrasje që ka ndodhur më 24 gusht në Serbi, është arrestuar nga pjesëtarët e MUP-it serb disa ditë më parë në territorin e Kosovës, përkatësisht afër Leposaviqit, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Sipas këtyre burimeve, në këtë aksion të arrestimit, përveç pjesëtarëve të MUP-it të Serbisë, kanë marrë pjesë edhe disa policë të Kosovës.

“Tre persona të dyshuar për vrasje në Serbi, Rogliq, Kalajxhiq Nenad dhe Tripkoviq Vlladimir, me automjetin Golf V ngjyrë hiri dhe me targa CA 058 – CE, duke ikur nga Serbia, kanë hyrë të shtunën mbrëma në territorin e Kosovës. Ata janë ndjekur nga pjesëtarët e MUP-it serb (në rroba civile), të cilët në bashkëpunim me krerët e Policisë së Kosovës në veri, kanë kapur njërin nga të dyshuarit, ndërsa, dy të dyshuarit tjerë, kanë arritur të ikin. Në këtë aksion, nga Policia e Kosovës kanë marrë pjesë Zheljko Bojiq, shef i operativës për rajonin e veriut, Millan Ristoviq, shef i njësisë së hetimeve, si dhe Bojan Markoviq, pjesëtar i njësisë së hetimeve në veri. Këta të fundit, nuk i kanë informuar fare strukturat udhëheqëse të Policisë në Prishtinë për aksionin dhe as për dorëzimin e të dyshuarit organeve të Serbisë”, kanë thënë burimet.

KosovaPress-i ka provuar disa herë të kontaktojë me përgjegjësit e Policisë së Kosovës në veri, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

I kontaktuar përmes telefonit, zëdhënësi i Policisë në Prishtinë, Daut Hoxha, ka kërkuar që në lidhje me ngjarjen t’i dërgohen pyetjet përmes postës elektronike, mirëpo, edhe pas dërgimit të pyetjeve nga redaksia dhe pritjes prej disa ditësh, KosovaPress nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Në anën tjetër, disa banorë shqiptarë të veriut, kanë thënë për KosovaPress se situata të tilla, kur MUP-i bashkë me policët serbë që shërbejnë në Policinë e Kosovës arrestojnë qytetarë në territorin e Kosovës pa marrëveshje me Prishtinën zyrtare, ngjallin pasiguri tek banorët shqiptarë, krijojnë ndarje dhe provokojnë konflikte ndëretnike.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që struktura të MUP-it dhe shërbimeve sekrete të Serbisë kanë hyrë në territorin e Kosovës, ku në bashkëpunim me pjesëtarë serbë të Policisë së Kosovës, kanë arrestuar qytetarë.

KosovaPress ka siguruar disa fotografi, në foton e parë shihet personi i arrestuar, ndërkohë në dy fotot tjera janë dy personat që janë shpallur në kërkim nga MUP-i serb, të cilët thuhet se janë brenda territorit të Kosovës, citohet ”KosovaPress”. (b.an)

Next Post
Schweinsteigeri i përgjigjet Mourinhos

Schweinsteigeri i përgjigjet Mourinhos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kantieri Tiranë-Durrës/ Rama publikon fotot: Ecuria e punimeve ka arritur në masën 86%

Kantieri Tiranë-Durrës/ Rama publikon fotot: Ecuria e punimeve ka arritur në masën 86%

January 20, 2026
“Groenlanda nuk i takon Danimarkës, Britania s’është e ‘Madhe’”/ Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për Ballkanin

“Groenlanda nuk i takon Danimarkës, Britania s’është e ‘Madhe’”/ Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për Ballkanin

January 20, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Grupi Parlamentar i PD-së shkresë zyrtare SPAK: Hetoni Irena Gjokën pa vonesa

January 20, 2026
Mbahet sot në GJKKO seanca paraprake për Erion Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim

(E PLOTË)- Kryebashkiaku Erion Veliaj depoziton kallëzim penal për falsifikim dokumentesh gjyqësore

January 20, 2026
(EMRI) Ishte në kërkim për vrasjen e ish-snajperistit në Mbretërinë e Bashkuar në 2019, vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës…

(EMRI) Ishte në kërkim për vrasjen e ish-snajperistit në Mbretërinë e Bashkuar në 2019, vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës…

January 20, 2026
Reagon Alban Dokushi pasi Gjykata e riktheu në detyrë si Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë

Reagon Alban Dokushi pasi Gjykata e riktheu në detyrë si Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë

January 20, 2026
Reanimacioni 30 minuta pa energji, gjeneratori i QSUT nuk funksionoi! Mjeku: Aparaturat me bateri, nuk u fikën

Reanimacioni 30 minuta pa energji, gjeneratori i QSUT nuk funksionoi! Mjeku: Aparaturat me bateri, nuk u fikën

January 20, 2026
Meta: Mënyra e shoqërimit të Sarkozy mbresëlënëse! Nuk kam hatërmbetje për mënyrën mafioze si Narkoshteti më rrëmbeu mua

Ndërprerja e energjisë në QSUT, Meta ironizon nga qelia: Ky është sukses i shëndetësisë falas..

January 20, 2026
4 vrasjet e 21 Janarit, flet motra e Ziver Veizit: Berisha e pranoi vetë krimin shtetëror, çfarë pret më SPAK?

15 vite nga “21 janari”, të mërkurën ceremoni përkujtimore për 4 protestuesit e vrarë

January 20, 2026
Lavrov: Rusia nuk është e pastër, nuk kemi turp të tregojmë se kush jemi

Lavrov mohon çdo lidhje me Groenlandën: Rusia nuk ka të bëjë fare, nuk ka prova për pushtim

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In